E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shirat përmbytin hyrjet e pallateve

Qindra banorë në bllokun e pallateve Irfan Tomini, e kanë patur të vështirë të dalin nga apartamentet e tyre, për shkak të bllokimit të pusetave të ujrave kullues dhe ujrave të zeza, duke sjellë përmbytjen e hyrjeve të pallateve. 

TIRANE- Shirat e rrëmbyeshëm të rëne gjatë këtyre ditëve kanë shkaktaur vështirësi edhe në rrugët e Tiranës. Qindra banorë në bllokun e pallateve Irfan Tomini, e kanë patur të vështirë të dalin nga apartamentet e tyre, për shkak të bllokimit të pusetave të ujrave kullues dhe ujrave të zeza. Hyrjet e pallateve janë mbuluar nga mbi 30 cm ujë dhe fëmijët e të moshuarit nuk kanë mundur të dalin nga shtëpitë e tyre. Kjo lagje vuan nga kjo situatë gjithmone në kohë me shi duke u përmbytur në mënyrë të tillë, por ende autoritet lokale nuk kanë ndërhyrë për të normalizuar situatën. Gjendia bëhet akoma më e veshtirë, pasi uji i shiut bashkohet me ujrat e zeza duke rrezikuar përhapjen e epidemive. Sipas sinoptikanëve, rreshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e enjte, ndërkohë që priten ulje të temperaturave me 2 deri në 3 gradë celsius.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›