E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci”, Meta solidaritet

Tiranë -Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka shprehur sot solidaritetin me të gjithë familjet e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Gërdecit. Meta ka akuzuar edhe një herë qeverinë aktuale si shkaktare të tragjedisë në fjalë. “Sot pas një viti më duhet të denoncoj, jo vetëm përpjekjet e Kryeministrit Berisha për të minimizuar tragjedinë që ndodhi për faj të Qeverisë së tij, dhe të tijën personalisht, por njëkohësisht edhe gjithë përpjekjet e tij për gati një vit, për të kapur organet e drejtësisë dhe për të bllokuar me çdo kusht hetimet e pavarura për tragjedinë e Gërdecit”-theksoi Meta.

Për sa i përket një përplasje të mundshme me protestuesit e Partisë Socialiste, Meta tha se nuk do të ketë incidente të tilla.“Ne nuk kemi përjashtuar askënd të marrë pjesë në protestën tonë, nuk shkojmë tek askush që na ka përjashtuar nga një protestë, është e drejta e tyre që të tregojnë filozofinë e tyre politike përjashtuese. Megjithatë ne jemi gjithmonë me zemër të madhe, sepse të gjithë ata që kërkojnë largimin e Berishës janë të ftuar sot të bashkohen me ne, dhe me opozitën e vërtetë për të larguar Qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha”-përfundoi kreu i LSI-së.

Ai ka ftuar qytetarët që bashkohen me moton “Berisha Ik! , sot pasdite në orën 17:00 në sheshin”Nënë Tereza”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›