Hyrje-dalja e lire e emigranteve ne Greqi, dokumentet dhe kush perjashtohen

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë, Rikos Samaras
Athinë, 14 mars 22:36 NOA – Të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë aktualisht në Greqi dhe duan të lëvizin në vendlindjet e tyre në kuadrin e festës së Pashkës, kanë mundësi të shfrytëzojnë një periudhë rreth dymujore lirie kufitare.
Ministria e Rendit Publik në Athinë, bëri të ditur se vendimi që ngjall interes më së shumti për emigrantët shqiptarë, hyn në fuqi datën e sotme më 14 mars 2009 dhe ka vlerë ligjore zbatimi deri në datën 03 maj 2009.
Të huajt që aplikojnë për hyrje-dalje nga dhe për në Greqi, duhet që gjatë paraqitjes në çdo lloj vendkalimi kufitar me Shqipërinë dhe Greqinë, të paraqesin këto dokumente:
a) pasaporta ose dokument udhëtimi të tjera të njohur nga Greqia
b) një vërtetim të tipit A (blu) se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për një pajisje fillestare ose rinovimi të lejës së qëndrimit nën dispozitat përkatëse të Ligjit 3386/2005 dhe atij 3536/2007 (neni 18, paragrafi 4) dhe nr 11702/2006 K. Y. ose një çertifikatë e posaçme ligjore e vërtetimit të banimit sipas dispozitave të ligjit nr 21535/7-11-2006.
Autoritetet shtetërore greke sqaruan se kjo hyrje-dalje e lirë rreth dymujore, nuk vlen për persona të cilët janë burgosur apo atyre që gjykata u ka dhënë urdhër që të mos largohen nga Greqia si dhe të gjithë ata që janë bartës të çertifikatën së posaçme të ligjore të qëndrimit, dhënë në përputhje me paragrafin 6 të ligjit nr 21535/7.11.2006 JMD.
n.s/NOA