E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj akuzon: Sekti Topalli, kërcënim real në PD

Ky sekt ka si qëllim kryesor, pushtetin absolut dhe pasurimin nëpërmjet tij
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka deklaruar gjatë një interviste se në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë degësh të kësaj partie, mungon transparenca për shkak të mosmbledhjes së kryesisë qendrore. Ndër të tjera ai ka ngritur zërin për fillimin e përgatitjeve për Kuvendin Kombëtar të PD- së, i cili zgjedh dhe organet e reja drejtuese. Sipas tij, në PD, përveç linjës zyrtare fatkeqësisht ka edhe një linjë tjetër që përfaqësohet nga një grup i ngushtë individësh, të cilët dirigjohen nga kryetarja e parlamentit, dhe në shumë raste linja e këtij grupi etiketohet si linjë zyrtare e PD- së. Ndër të tjera, lidhur me këtë, Biberaj është shprehur se Sekti marrin emrin e liderit të tij, kështu që në rastin konkret kemi të bëjmë me Sektin Jozefinë, ose Sektin Topalli. Ky Sekt që përfaqëson një pakicë në PD, ka si qëllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nëpërmjet tij. Për të realizuar qëllimet e veta, ky Sekt jo vetëm që po keqpërdor dhe abuzon me pushtetin që i është dhënë nga demokratët me 3 Korrik 2005, por po përdor edhe çdo mjet tjetër jo- demokratik, jo- institucional dhe jo-etik. Gjatë kësaj interviste, anëtari i kryesisë së PD, Biberaj është shprehur për një analizë të demokratëve, brenda vetes, përpara zgjedhjeve të 28 Qershorit, ku sipas tij debati i shëndoshë vetëm do të forcojë PD- në dhe do të krijojë kushte për të fituar në zgjedhjet e 28 Qershorit.

Si e vlerësoni fushatën e zgjedhjeve të reja në Partinë Demokratike?
Nuk kam informacion sesi po shkon kjo fushatë në nivel kombëtar, por në përgjithësi vihet re njëfarë ngadalësimi, njëfarë topitje. Mungon transparenca në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë degësh, pasi kryesia qendrore nuk është mbledhur për të diskutuar dhe selektuar kandidatët që vijnë nga baza, siç edhe e parashikon statuti. Edhe vetë kandidatëve për kryetarë degësh nuk po i lihet kohë e mjaftueshme për të bërë fushatë brenda partisë. Ka një frenim të pashpjegueshëm të fushatës së zgjedhjeve në Tiranë, e cila duke pasur 32 deputetë në Parlamentin e ardhshëm, merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo, pasi Tirana përcakton edhe fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pra edhe qeverisjen e ardhshme. Nga përvoja 18 vjeçare e zgjedhjeve rezulton se kush ka fituar Tiranën ka fituar Shqipërinë. Në këto kushte do të gjykoja se fushata e zgjedhjeve në Tiranë, duhet të vazhdojë pa humbur kohë, në mënyrë që PD- ja e Tiranës të ketë një lidership të ri, që të jetë i aftë dhe me autoritet për të na çuar drejt fitores së zgjedhjeve të 28 Qershorit. Para 4 vitesh premtuam se zgjedhjet e këtij viti në parti do të bëheshin me parimin një anëtar, një votë, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Megjithëse jemi vonë, por, përderisa rregullat e lojës për zgjedhjen e kreut të PD- së, Tiranë nuk janë përcaktuar akoma, gjykoj se nëse ka vullnet politik mund ta aplikohet ky parim (një anëtar, një votë), duke u nisur jo vetëm nga rëndësia e PD- së Tiranë, por edhe me qëllim që të fillojmë zbatimin e këtij parimi. Parimi një anëtar, një votë është parimi më demokratik, i cili zbatohet si nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike në SHBA, por edhe nga të gjitha Partitë Popullore Europiane. Në të njëjtën kohë gjykoj se duhet të fillojmë përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili zgjedh edhe organet e reja drejtuese, shpalos platformën elektorale dhe përgatit partinë për zgjedhjet e 28 Qershorit. Kongresi siguron gjithashtu edhe rinovim dhe rrotacion të elitës politike të PD- së, aq i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit, pasi një pjesë e elitës politike është konsumuar në mënyrë të pariparueshme. Në fund do të thosha se, nëse duam një fitore në zgjedhjet e 28 qershorit, duhet që strukturat e PD- së nga qendra në bazë, të cilat janë në një gjumë të thellë letargjik të zgjohen, dinamizohen, motivohen, dhe orientohen për fitore pasi koha po kalon.  

Si i gjykoni rezultatet e fundit të sondazheve të Zogby International ku PD del parti e dytë pas PS?
Mendoj se sondazhet nuk bëhen edhe aq për tu gjykuar, sesa për tu lexuar. Nga leximi më rezulton se ne si PD duhet të bëjmë korrigjime, përmirësime dhe ndryshime të thella para zgjedhjeve më qëllim që ti fitojmë zgjedhjet.

Është folur për ekzistencën e klaneve ose grupimeve në PD. Cila është e vërteta sipas jush?
Në çdo parti ose organizatë, ku njerëzit anëtarësohen ose inkuadrohen është normale që të ketë mendime, ide apo vizione të ndryshme, gjë që natyrisht mund të sjellë edhe ekzistencën e grupimeve apo lobingjeve brenda tyre. Nëse këto grupime kanë si bazë zhvillimin dhe demokratizimin e partisë dhe kanë një debat konstuktiv, mendoj se kjo është një gjë pozitive. Asnjëherë nuk duhet pretenduar që të gjithë ata, që anëtarësohen në një parti ose organizatë do të jenë dakord qind për qind të kohës me vendim-marrjen dhe strategjinë e lidershipit, pasi kjo ndodh vetëm në diktaturë. Realisht, sot në PD nuk ka grupime të bazuara në prejardhje, origjinë apo trashëgimi, të cilat mund të gjeneronin një debat konstruktiv brenda partisë, ndërkohë që ka individë potencialë, të cilët dëshirojnë të ketë një debat të shëndoshë dhe konstruktiv brenda partisë. Sot në PD, përveç linjës zyrtare, fatkeqësisht ka edhe një linjë tjetër që përfaqësohet nga një grup i ngushtë individësh, të cilët dirigjohen nga kryetarja e parlamentit, dhe në shumë raste linja e këtij grupi etiketohet si linjë zyrtare e PD- së. Ky grupim ka pikëpamje, filozofi dhe qëllime të ndryshme nga pikëpamjet, filozofia dhe qëllimet e PD- së, lidhet në bazë të interesave personale dhe është totalisht i shkëputur nga elektorati demokrat. Po ti referohemi fjalorit të gjuhës shqipe, një grupim i tillë quhet Sekt. Siç dihet Sekti marrin emrin e liderit të tij, kështu që në rastin konkret kemi të bëjë me Sektin Jozefinë, ose Sektin Topalli. Ky Sekt që përfaqëson një pakicë në PD, ka si qëllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nëpërmjet tij. Për të realizuar qëllimet e veta, ky Sekt jo vetëm që po keqpërdor dhe abuzon me pushtetin që i është dhënë nga demokratët me 3 Korrik 2005, por po përdor edhe çdo mjet tjetër jo-demokratik, jo-institucional dhe jo-etik, si dhe një makineri të tërë shpifjesh, mashtrimesh, intrigash, prapaskenash, si dhe sulmesh të paprincipta, me qëllim likuidimin apo goditjen e çdo personi që nuk është anëtar apo shërbëtor i Sektit. Zakonisht Sektet dalin më vete me ideologjinë e vet dhe shkëputen nga partia mëmë, por me Sektin Jozefinë, po vihet re një dukuri e paparë më parë: transformimin e sektit në partinë mëmë. Që nga viti 2005, kur PD erdhi në pushtet dhe deri sot, ky Sekt është përpjekur të shtrijë rrjetin e vet gjithandej dhe tani po përpiqet të finalizojë strategjinë e vet, duke synuar të komandojë gjithkënd, gjithçka dhe gjithkund. Tani që jemi ne fushatën e zgjedhjeve të reja në PD, Sekti po përpiqet që të privatizojë partinë, duke synuar të vendosë ithtarët e vet gjithandej, gjë që do të përpiqet ta bëjë edhe me listën e deputetëve për zgjedhjet e 28 Qershorit. Natyrisht që në realizimin e qëllimeve të veta, por edhe duke i dhënë një kosto shumë të lartë PD- së, Sekti, në planin e jashtëm është armiqësuar me botën demokratike dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa në planin e brendshëm është armiqësuar me institucionet shtet-formuese dhe me bazën e partisë të cilën nuk e ka përfillur fare gjatë këtyre 4 viteve. Strategjia e tyre në këtë prag-fushate është mëse e lexueshme, pasi futen në fushatën e zgjedhjeve, duke pasur barazimin në xhep. Nëse fiton PD, do të synohet qeverisja e vendit, çfarë nënkupton vazhdimin e shfrytëzimit të pushtetit për interesat e tyre; nëse PD humbet zgjedhjet, ata nuk e kanë për gjë që të fajësojnë dhe të bëjnë përgjegjës për humbjen lidershipin e PD- së, dhe pastaj të përpiqen që të marrin në tavolinë lidershipin e PD- së. Ne si anëtare të kësaj partie, kemi disa ideale që na bashkojnë dhe disa ide që na ndajnë, por për asnjë moment diferencat në ide nuk duhet të përçajnë partinë, kur vjen puna për qëllimin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›