10- vjetori i Marreveshjes se Ohrit Fyle ne Maqedoni
Komisioneri për zgjerim në BE, Shtefan Fyle ndodhet sot në Shkup për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Demokratizimi dhe multi-kulturalizmi në Republikën e Maqedonisë”, veprimtari që zhvillohet në kuadër të 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit dhe 20- vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë.
I shoqëruar nga zv/kryeministri Xhaferi dhe kryeministri Gruevski ai do të marrë pjesë në hapjen solemne të kësaj konference ndërkombëtare. Sipas mediave vendase pjesëmarrja e komisionarit Fyle në këtë konference është të motivojë kryeministrin Nikolla Gruevski të marrë pjesë në një aktivitet që shënon 10 vjetorin e Marrëveshjes, pasi në konferencën e fundit të mbajtur në Ohër disa javë më parë, Gruevski nuk mori pjesë.