E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat serbe ne Kosove bisedime ne Bruksel per sigurimet

 Zyrtari i lartë i AKR-së, Rrahim Pacolli ka udhëtuar në Bruksel, për të zhvilluar bisedime për çështjet te sigurimit të automjeteve të cilat udhëtojnë në Republikën e Kosovës me targa serbe dhe që nuk kanë sigurim adekuat për të udhëtuar në Kosovë. Pacolli, njëkohësisht kreu i shoqatës te sigurimeve, do të bëjë të qartë se automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të kenë sigurim adeguat për të hyrë në këtë shtet. 
Për më shumë se një dekadë automjete me targa serbe kanë shkaktuar miliona euro dëme dhe si pasojë shoqata e Sigurimeve te Kosovës është dashur të mbajë koston duke e paralizuar kështu këtë industri per me shumë se 11 vite.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›