E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, vriten 22 rebelë të PJLK-së

Televizioni shtetëror në Iran ka deklaruar se pjesëtarët e Gardës Revolucionare kanë vrarë 22 rebelë të Partisë për Jetë të Lirë të Kurdistanit gjatë një ofensive të re përgjatë kufirit veri-perëndimor me Irakun.

Oficeri i operacioneve të gardës, kolonel Hamid Ahmadi, tha se ofensiva që nisi të premten “do të vazhdojë derisa të gjithë anti-revolucionarët, rebelët dhe terroristët të jenë larguar”.
 

Mediat iraniane njoftuan, ditë më parë, që dy pjesëtarë të gardës janë vrarë në ditën e parë të ofensivës. Rebelët e PJLK-së janë përleshur vitet e fundit vazhdimisht me forcat iraniane.

Këto të fundit nisën në korrik të këtij viti një ofensivë të gjerë kundër rebelëve, duke bombarduar zonat kufitare me javë të tëra.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›