E Diel, 1 Nëntor 2026

14 vjet nga vdekja India perkujton Nene Terezen

 India kujton sot 14- vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, murgeshës shqiptare që krijoi urdhrin e Misionareve të Bamirësisë. Mesha dhe lutje janë mbajtur në manastire dhe shtëpitë ku motrat e urdhrit të Nënë Terezës kujdesen për të sëmurët e personat në nevojë. 
Mes të ftuarve të motrave të Kalkutës ishin një ditë më parë edhe futbollistët e kombëtares së Argjentinës, që gjenden në Kalkuta për seancat e tyre stërvitore në prag të ndeshjes miqësore me Venezuelën. 

Një grup futbollistësh shkuan për homazhe në të atë që njihet si “Shtëpia e Nënës”, lagjia e misionareve ku dhe është varrosur murgesha shqiptare. Ajo që ra në sy ishte mungesa e Lionel Mesit, i cili qëndroi në hotel për arsye sigurie, pasi më parë ishte ngacmuar nga një turmë njerëzish. 

Ceremonia për përvejtorin e vdekjes së Nënë Terezës, e cila u largua nga jeta në moshën 87- vjeçare, pason festimet për lindjen e saj, që datonte në 26 gusht. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›