Tragjedia e Butrintit 59 vjet burg per kater te pandehurit

Me ne fund dy vjet pas tragjedise se ndodhur ne Liqenin e Butrintit Gjykata e Sarandes ka perfunduar gjykimin per kater te pandehurit e akuzuar si shkaktare te saj duke i denuar ne total me 59 vjet burg. Te pandehurit akuzohen se ne perpjekje per te kaluar disa shtetas klandestine drejt shtetit grek mbyten 5 persona mes te cileve nje foshnje 3 muajshe. Perfundimisht Gjykata e Sarandes vendosi te denonte me 21 vjet burg dhe 8 milione gjobe te pandehurin Hyqmet Sollaku me 17 vjet e 8 milione leke gjobe te pandehurin Dashamir Mane 16 vjet e 8 milione leke gjobe te pandehurin Brahim Madhi dhe 5 vjet burg e 8 milione leke gjobe per Albert Gegen. Sipas hetimeve mesohet se Gega dhe Madhi jane ende ne kerkim nga policia prej dy vjetesh nga dita qe ndodhi tragjedia. Ngjarja e bujshme e vitit 2008 ku humben jeten 5 vete mes te cileve edhe nje foshnje 3-muajshe u konsiderua me e renda pas asaj te 11 janarit duke risjelle dhe njehere ne vemendje plaget e emigracionit klandestin. Sipas kerkeses per gjykim shtetasi Dashamir Mane ka hipur 13 klandestine ne rrugen e pare te tij per ne krahun tjeter te liqenit. Dritan Jaho me te shoqen dhe foshnjen kane kerkuar te hipin ne rrugen e pare te varkes por te qarat e foshnjes kane bere qe Mane te mos pranoje ti marre per shkak se mund ti degjonte policia. Cifti me foshnjen ka hipur ne varken e dyte ku ishin 12 klandestine te tjere. Bashke me ta kane hipur dhe tre trafikantet Dashamir Mane Hyqmet Sollaku dhe Gramozi vellai i Hyqmetit. Pesha e tre trafikanteve ka qene fatale per varken por edhe nje grindje e nisur mes tyre dhe Dritanit per shkak se foshnja kishte rifilluar te qante. Nga mbytja humben jeten Elvira Jaho 22 vjece nga Berati foshnja e saj 3 muajshe Klara Festim Hoxha 25 vjec Ndricim Myftaraj 17 vjec dhe Amarildo Kuke 20 vjec