Alarmet terroriste masa ekstreme edhe ne kufirin shqiptar
Shqiperia eshte perfshire nga ethet e terrorizmit ashtu si shume vende ne Evrope te sulmuara me pako bomba. Ministria e Brendshme ka marre masa te forta per tu mbrojtur nga pakot bomba te cilat mund te tentohet te dergohen ose te kalojne edhe permes Shqiperise. Situata e krijuar nga alarmet terroriste nga dergesat me pakot-bomba prej dy ditesh kane vene ne levizje strukturat e antiterrorit ne Policine e Shtetit. Zyrtare te larte te Policise thane per gazeten se ne te gjitha pikat e kalimit kufitar jane shtuar kontrollet kryesisht ne bagazhe.
Masat me te shumta reflektohen ne aeroportin Nene Tereza ne Rinas dhe ne Portin e Durresit si dy nga pikat kyce te lidhjes me vendet e BE-se apo pjesen tjeter te Botes. Per rritjen e sigurise ne aeroportin e Rinasit sipas te njejtave burime ka filluar nje bashkepunim me Ambasaden Amerikane per trajnime apo venien ne eficence te plote te pajisjeve portabel te detektimit te lendeve eksplozive. Perqendrimi i kontrolleve dhe sherbimeve shtese ne zonen e Cargo-s apo terminalin e aeroportit jane parashikuar si masat shtese. Gjithashtu edhe pse ende nuk eshte bere zyrtare eshte kerkuar gatishmeria edhe e njesise antieksploziv e RENEA-s ndersa mesohet se jane ne eficence te plote dy qente e zbulimit te eksplozivit dhe 4 te tjere per zbulimin e droges ne aeroport. Kerkesa per shtimin e numrit te punonjesve mesohet te kete edhe nga pikat e tjera kufitare. Nga ana tjeter sherbimet sekrete shqiptare por edhe sherbimet partnere nuk kane informacione per perfshirjen e Shqiperise ne zonat ku po veprojne terroristet por masat jane marre ne kuadrin parandalues. Dje paradite ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane mberritur kerkesat e perfaqesuesve te trupit te huaj diplomatik ne Tirane per shtim te sigurise rreth territorit te tyre. Asnje pako nuk futet ne keto ambiente pa u kontrolluar me pare nga specialiste te sigurise dhe luftes kunder terrorit. Te njejtat masa po vihen ne zbatim edhe per kreret e Qeverise.
Nje zyrtar tha se keto masa nuk kane te bejne realisht me kercenimin nga terrorizmi sesa me krijimin e nje situate te favorshme per krimin ne pergjithesi qe mund te shfrytezoje tymnajen e krijuar nga kercenimi terrorist. Eumlshte fjala se krimi i organizuar mund te gjeje terren per te realizuar qellimet e tij ndersa dihet fakti se e tere bota po ndihet ne presion prej terrorizmit - thane burime nga policia. Gjithashtu ne oret e pasdites se djeshme ne Policine e Shtetit eshte zhvilluar nje tjeter mbledhje vetem per masat e sigurise ne pikat e kalimit kufitar. Burimi zyrtar ka pranuar se pavaresisht nga fakti se Shqiperia nuk futet ne harten e vendeve te kercenuara ajo tashme ndodhet mes vendeve qe po kercenohen me pako bomba ne cdo ore te dites. Mjafton kjo situate qe vendi yne te perforcoje kufijte pasi ekziston mundesia qe te shfrytezohet si vend strehimi sidomos per grupet ekstremiste nga Greqia fqinje.