10 arsye, perse duhet te vizitoni Shqiperine ne vitin 2013 Nga Leyla Giray
Agjencia e lajmeve “Huffingtonpost”, i kushton ne faqet e saj nje shkrim special turizmit ne Shqiperi. Ekspertja e turizmit Leyla Giray, pershkruan arsyet perse nje turist duhet te zgjedhe Shqiperine si destinacion per te kaluar pushimet gjate vitit 2013. Ajo rendit 10 arsye per te vizituar Shqiperine, ndersa shton se vizitoret qe do te shkojne ne kete vend, mund te gjejne edhe me shume arsye te tjera. Giray shprehet se vec bukurive turistike, Shqiperia eshte dhe vendi me ekonomik per pushime. Sipas saj, cmimet jane 30 deri ne 50 per qind me te uleta se ne vendet e tjera te rajonit. E izoluar per dekada nen diktaturen komuniste, Shqiperia u hap per pjesen tjeter te botes pas viteve 1990 dhe qe nga ky vit, i eshte bashkuar peizazhit turistik te vendeve te tjera te Evropes. Ne nje vizite qe kam zhvilluar kohet e fundit, banoret ankohen se vendi mund te ishte zhvilluar me shpejt. Por pavaresisht kesaj, Shqiperia ka shume arsye per ta vizituar dhe per te qene terheqese per turistet. Me poshte mund te lexoni 10 arsyet se perse duhet te vizitoni Shqiperine ne vitin 2013. Nese ju vendosni te shkoni, padyshim qe do te gjeni me shume se keto dhjete arsye. Shqiperia po zhvillohet me ritme te shpejta. Me gjithe zhvillimin, vendi ka ende nevoje per t’u pergatitur per nje turizem masiv, pasi problem mbetet ceshtja e mbeturinave dhe kerkohet nje vemendje me e madhe persa i perket rrugeve. Por pavaresisht ketyre, Shqiperia eshte nje vend i kendshem per udhetaret dhe kerkon pak durim per ta vizituar.
1. Cmimet
Shqiperia mbetet nje nder vendet me cmimet e turizmit relativisht te lira, te pakten sipas standardeve evropiane. Cmimet jane 30 per qind deri ne 50 per qind me te lira, sesa ne vendet fqinje si: Kroacia, Greqia apo dhe Italia. Ne keto kohe, ku ekonomia eshte e brishte, Shqiperia padyshim qe mbetet nje zgjidhje e mire.
2. Koha
Rruget shqiptare dhe resortet nuk ju zene frymen dhe nuk ju lodhin. Kjo, per shkak se ende nuk ka turizem masiv. Grumbullimi me i madh i turisteve ndodh ne jug te vendit gjate kohes se plazhit, por kjo nuk zgjat shume. Kuptohet qe turizmi masiv nje dite do te ndodhe, por tani ja vlen ta vizitoni per te njohur sekretet e ketij vendi.
3. Aventura
Shqiperia eshte nje destinacion i ardhshem i Evropes per turizmin e aventures, kjo per shkak te bukurise se saj natyrore dhe kushteve qe ofron. Ne dimer plazhet jane bosh, por malet jane nje parajse per ciklizem malor apo per te bere xhiro me kajak ne lumenj. Per me teper, te apasionuarit e ketyre sporteve do te ndjehen mire, sepse nuk ka shume njerez perreth.
4. Diversiteti
Civilizimi nder shekuj ka bere qe Shqiperia te kete nje dinamike interesante te popullsise. Gjate fundit te shekullit te 20-te, feja u ndalua nga regjimi i Enver Hoxhes dhe Shqiperia u be zyrtarisht nje vend ateist. Feja eshte rikthyer, por pa hakmarrje. Edhe pse me shume se gjysma e popullsise eshte myslimane, Shqiperia eshte nje shtet krenar laik, me nje tolerance fetare.
5. Siguria
Ka pasur shqetesime serioze gjate viteve 1990 dhe vitit 1997, kur skemat piramidale shkaterruan kursimet e mijera familjeve dhe kjo gje solli protesta ne rruge dhe dhune te armatosur, pasi njerezit moren armet. Gjerat sot jane qetesuar dhe vendosur ne normalitet. Madje edhe nje qytet i njohur per probleme si Bajram Curri, sot eshte i qete e normal.
6. Vendasit miqesore
Turizmi masiv nuk eshte perhapur ende. Keshtu qe njerezit jane ende te dashur, mikprites dhe kryesisht kureshtare. Gjate nje vizite te papritur ne nje familje ne Alpet shqiptare, nje sere gatimesh tradicionale e mbushen tryezen. Te izoluar per nje kohe te gjate nga bota rreth tyre, shqiptaret jane te dhene pas vizitoreve per t’i takuar dhe per t’i kenaqur ata. Ata jane gjithashtu te prirur per te larguar reputacionin e keq te vendit te tyre.
7. Tradita
Nese ju preferoni te shkuaren, ne Shqiperi ka vende ku duket sikur koha nuk ka kaluar fare. Fermeret kane pajisje jo shume te modernizuara, ne krahasim me ato qe kane pasur paraardhesit e tyre. Pergjate liqenit te Ohrit, grate pergatisin brumin me dore dhe pasten e makaronave (petet) i lene te thahen ne diell. Ne Alpe, ndodh qe shtepia mund te mbetet e izoluar per disa dite si pasoje e bllokimit te rrugeve nga bora. Edhe grate ne zonat e veriut vazhdojne te trashegojne pak a shume te njejtat tradita, duke bere vere kumbulle, ne te njejten menyre sic benin gjyshet e tyre.
8. Kontrasti
Nje pjese e Shqiperise tregon progresin tipik te shekullit te 21-te. Aty gjenden plazhe te virgjera nga njera ane dhe resorte te mbipopulluara nga ana tjeter, ndersa demtimi i ambientit dhe perpjekjet per te ruajtur mjedisin konkurrojne njera-tjetren. Cdo gje e komunizmit thuajse ka vdekur dhe shqiptaret ne menyre te dukshme po nxitojne per te kapur kapitalizmin. Ne Tirane do te jete shume e veshtire te takoni nje person qe nuk ka telefon celular.
9. Pasuria kulturore
Vendi eshte plot me rrenoja te lashta keshtjellash dhe qytetesh te vjetra. Me i njohuri prej tyre eshte Butrinti, i cili eshte pjese e trashegimise boterore dhe mbrohet nga UNESCO. Me pak e eksploruar eshte Apolonia, dikur porti i Korinthit. Pastaj vijne qytetet historike Berati dhe Gjirokastra me arkitekture unike osmane, qe mbrohen nga UNESCO. Gjithashtu jane kishat e bukura te Voskopojes ne malet prane qytetit juglindor te Korces.
10. Bukuria natyrore
Shqiperia ka nje bukuri te eger dhe te vetmuar n? Alpe, por joshese ne brigjet e detit Adriatik dhe ato te detit Jon. Eshte kjo bukuri e eger e ketij vendi, qe ju shtyn t’i beni pyetje vetes, nese ndodheni ne nje vend ku askush tjeter nuk ka qene me pare.
Huffingtonpost
“Huffingtonpost”, eshte nje prej agjencive informative on-line me te medha ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Agjencia renditet nder me te specializuarat ne fushen e marketingut dhe informacionit. Vec versionit anglisht ne SHBA, ajo ka miliona perdorues dhe ne Kanada ne versionin e saj frengjisht.