E Diel, 1 Nëntor 2026

10 drejtoreshat ekzekutive më seksi të Amerikës

Të bukura dhe në karrierë, por më e rëndësishmja është një llogari e lartë bankare. Kohët e fundit, në Amerikë, numri i femrave që drejtojnë firma të rëndësishme është rritur. Disa prej këtyre sipërmarrëseve të fuqishme veçohen jo vetëm për aftësitë e drejtimet, por edhe për bukurinë e tyre. Pikërisht, "drejtoreshave bukuroshe ekzekutive" që punojnë përtej Atlantikut, faqja zyrtare në internet e "Playboy"-t u ka kushtuar një reportazh të gjatë dhe ka paraqitur listën e 10 administratoreve më të bukura të Amerikës. Për herë të parë në revistën erotike më popullore në botë nuk shfaqen foto të "lepurusheve" të zhveshura e duke shkelur syrin, por është lartësuar bukuria me këmishë dhe kostum.

Podiumi

Drejtoresha e parë ekzekutive, sipas revistës "Playboy", është Claire Chambers, 29 vjeçe, e cila drejton firmën e famshme të veshjeve të brendshme, "Journelle". Para se të bëhej një prej sipërmarrëseve më të rëndësishme në botë e veshjeve të brendshme (në Amerikë firma e saj është konsideruar si rivalja e "Victoria‘s Secret"), Claire kishte punuar si këshilltare menaxhimi në disa banka të ndryshme. Por pasioni i saj i vërtetë ka qenë gjithmonë moda dhe në vitin 2007 krijoi së bashku me dy mikesha firmën e famshme të veshjeve intime. Sot, me një tarifë të ardhurash vjetore prej 2 miliardë dollarësh, është një nga vajzat në karrierë më të admiruara në Amerikë. Pas saj vjen Kerry Knee, drejtoresha ekzekutive e "Flirty Girl Fitness", klub sportiv i cili u dedikohet vetëm femrave. Falë ushtrimeve fizike revolucionare dhe teknikave të reja të dobësimit, të ideuara nga vetë Knee, humbja e kileve të tepërta duket shumë e thjeshtë. 38-vjeçarja Knee e ka krijuar këtë palestër në 2005-ën në Toronto dhe pas pak kohësh inauguroi një qendër tjetër në Çikago. E treta në listën e "Playboy"-t është 33-vjeçarja Julie Smolyansky, drejtoresha ekzekutive e "Lifeway Foods", kompani që prodhon produkte me natyrë biologjike, mes tyre edhe kefirin, një pije e përftuar nga fermentimi i qumështit. Para pak vitesh, Julie, pas vdekjes së të atit, mori në dorë drejtimin e kompanisë së familjes dhe i katërfishoi të ardhurat. Në 2008-ën, të ardhurat e "Lifeway Foods" arritën në 38 milionë dollarë.

Të tjera në klasifikim

Listës së "Playboy"-t i shtohen edhe disa vajza të tjera, po aq të bukura sa të parat. Një ndër to është edhe 42-vjeçarja Teresa Phillips, drejtoresha ekzekutive e "Graspr social network", krijuar tre vjet më parë. Në këtë faqe, përdoruesit shohin dhe postojnë video didaktike. Në vitin 2008, Phillips fitoi mbi 2,5 milionë dollarë. E pesta në listë qëndron Alyssa Rapp. Ajo është administratorja e "Bottlenotes" (www.bottlenotes.com), një prej rrjeteve sociale që jep të dhëna mbi verën, më e klikuara në Shtetet e Bashkuara. Përveçse një vajzë e bukur, 30-vjeçarja është edhe një njohëse e adhuruese e verës së mirë. Në pak vite, ajo e ka transformuar pasionin e saj në një biznes fitimprurës. Në listën e "Playboy"-t është e pranishme edhe ish-aktorja pornografike, Candida Royalle, që sot është drejtoresha ekzekutive e "Femme Productions", kompanisë që prodhon filma erotikë për gratë. Kanë kaluar ekzaktësisht 25 vjet që kur Royalle pati një ide brilante për të krijuar një shoqëri që prodhon filma pornografikë për publikun femëror. Sot agjencia e saj vazhdon të ketë ende sukses. Edhe pse sot Royalle është pothuajse 60 vjeçe, vazhdon ta ruajë bukurinë e dikurshme.

E shtata në listë është Rashmi Sinha, drejtoresha ekzekutive e "Slideshare", sajt në internet që u jep mundësinë përdoruesve të publikojnë online "slajdet" e PowerPoint. Më pas vjen 37- vjeçarja Alicia Morga, administratore e "Consorte Media", kompani dixhitale e marketingut. E mbyllin listën Sharen Turney, drejtoresha ekzekutive 35-vjeçare e firmës së famshme "Victoria‘s Secret" (vetëm në 2008-ën firma e veshjeve të brendshme ka shitur mbi 1,5 miliardë komplete në botë) dhe 29-vjeçarja Tina Wells, që e vetme, gjashtë vite më parë, krijoi "Buzz Marketing Group", shoqëri që kryen kërkime tregu në botën e të rinjve. Sot "Buzz Marketing Group" numëron më shumë se 9000 këshilltarë dhe Wells është bërë një yll i vërtetë në botën e të rinjve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›