E Diel, 1 Nëntor 2026

Trezege drejt Marsejës së Deshamp

Pas marrëdhënieve të tendosura me trajnerin Klaudio
Ranieri, për David Trezeget hapet një spirale për një
rikthim në Francë te skuadra e Olimpikut të Marsejës.
Ndërmjetësi i tij quhet Didier Deschamp, i cili do të marrë
drejtimin e klubit francez në fund të sezonit. "Marseja është
një skuadër e mirë, shpjegon sulmuesi për ‘Le Parisien‘, të
gjithë i njohin kualitetet e këtij ekipi. Deshamp është edhe një
trajner premtues. Nëse Didier do të më kontaktojë, do ta marr
në konsideratë ofertën e tij, por për momentin jam i Juventusit".
Më pas reagon edhe menaxheri i tij, Antonio Kaliendo: "Vështirë,
që Trezege të qëndrojë te skuadra e Juventusit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›