Të përllogarisësh lumturinë në një mbretëri të Himalajës
"Babëzi, babëzi e panginjshme njerëzore", tha Kryeministri i Butanit, Xhigle Thimli, për të përshkruar atë që e konsideron shkaktare të katastrofës së sotme ekonomike në të gjitha ato pjesë të botës që shtrihen përtej maleve me borë e që rrethojnë vendin e tij. Nocioni i lumturisë së brendshme bruto qe artikuluar në vitet shtatëdhjetë nga goja e ish-mbretit Xhigme Singie Uangçuk, si një alternativë e produktit të brendshëm bruto. Sot, butanezët i referohen filozofisë së vendit të tyre në atë që e konsiderojnë shkencë politike, dhe sipas asaj që thotë Kinli Dorxhi, sekretar i Informimit dhe Komunikimit, është kthyer në politikë të vendit, në një çast kur gjithë bota ka nevojë për një qëndrim të tillë. "Mund ta shihni ku përfundon përkushtimi i plotë ndaj zhvillimit ekonomik", thotë, duke iu referuar krizës globale. "Shoqëritë e industrializuara kanë arritur tani në përfundimin se GDP-ja (produkti i brendshëm bruto) është një premtim i pambajtur".
Sipas një kushtetute të miratuar vitin e shkuar, programet qeveritare - që nga agrikultura, te transporti e te tregtia me jashtë - duhet të vlerësohen jo në bazë të përfitimeve ekonomike, por në bazë të lumturisë që prodhojnë. Kryeministri shpjegon se qëllimi nuk është vetë lumturia, një koncept të cilin e përkufizon secili sipas mënyrës së vet. Qeveria synon të krijojë kushtet për vënien në jetë të asaj që Kryeministri e quan një version i rifreskuar i Deklaratës Amerikane të Pavarësisë, "kërkimi i lumturisë së brendshme bruto".
Butanezët kanë nisur një eksperiment brenda një eksperimenti, duke pranuar dorëheqjen e Mbretit nga pozita e monarkut dhe me zhvillimin e zgjedhjeve të para demokratike në vend një vit më parë. Ky ndryshim është pjesë e planit për lumturinë e brendshme bruto, sqaron Dorxhi. "Demokracia dhe produkti i brendshëm bruto tingëllojnë mirë pranë njëra-tjetrës. Që të dyja e lënë përgjegjësinë në dorë të individit. Lumturia është kërkesë individuale dhe demokracia është fuqizimi i individit".
Zbritja e monarkut nga pushteti ishte një rast i rrallë. Edhe më i rrallë qe fakti se e bënte këtë kundër dëshirës së nënshtetasve të vet. Ja lëshoi fronin të birit, Xhigme Khesar Namgiel Uangçuk, i cili u kurorëzua nëntorin e shkuar në rolin e monarkut kushtetues pa fuqi ekzekutive.
Butani ndoshta është një vend ku është shumë e thjeshtë të rishkruar rregullat ekonomike - ka vetëm një aeroport dhe zotëron dy avionë tregtarë. Nga perëndimi në lindje të vendit mund të shkohet vetëm përmes katër ditësh udhëtim mes malesh. Popullsia e mbretërisë, e ndrydhur mes dy shteteve me popullsi më të madhe në botë, Kinës dhe Indisë, nuk i kalon 700 mijë banorët. Detyra e sotme e këtij shteti është menaxhimi i ndryshimeve të pashmangshme të stilit të jetesës. Është një vend ku ndalohet pirja e duhanit dhe televizioni u shfaq për herë të parë para dhjetë vjetësh, ku veshja tradicionale dhe arkitektura janë vendosur me ligj, me një kryeqytet që nuk ka semaforë, por një polic të vetëm për t‘u kujdesur për trafikun.
Në rast se bota do ta marrë seriozisht lumturinë e brendshme bruto, pranojnë butanezët, duhet të krijojnë një skemë përkufizimesh e standardesh, në gjendje të kuantifikohen dhe të maten nga aktorët e mëdhenj të ekonomisë globale. "Në çastin kur Butani tha ‘Ok‘, ja tek jemi me lumturinë e brendshme bruto. Shtetet e zhvilluara, Banka Botërore, Fondi Monetar dhe të tjerë pyetën si do e matnim?", thotë Dorxhi. Kështu butanezët prodhuan një model kompleks të mirëqenies së përbërë prej katër shtyllash, nëntë sferash dhe 72 indikatorësh të lumturisë.
Në mënyrë të specifikuar, katër shtyllat për një shoqëri të lumtur përfshijnë: ekonominë, kulturën, agjentin dhe mirëqeverisjen. Më pas vazhdohet me nëntë sferat: mirëqenien, ekologjinë, shëndetin, shkollimin, kulturën, standardet e jetesës, shfrytëzimin e kohës, vitalitetin e komunitetit dhe mirëqeverisjen, secila me peshën e vet në kuadrin e përgjithshëm të lumturisë së brendshme bruto. Të gjitha këto analizohen përmes 72 indikatorëve. Në sferën e mirëqenies psikologjike, për shembull, tek indikatorët përfshihet frekuenca e lutjeve dhe meditimit, si dhe ndjesitë e egoizmit, xhelozisë, qetësisë, dhembshurisë, bujarisë dhe frustrimit, ashtu si dhe mendimet vetëvrasëse. "Po pjesëtojmë edhe kohën ditore: sa kohë kalon një njeri me familjen, në punë, e kështu me radhë", sqaron Dorxhi. Çdo dy vjet, këta indikatorë do të rishqyrtohen përmes një anketimi mbarëkombëtar, thotë Karma Tshitim, sekretar i Komisionit të Lumturisë Bruto të Brendshme, teksa gjendet në zyrën e vet në fund të një dite të lodhshme, e cila sipas tij i ka dhuruar lumturi.
Lumturia e brendshme bruto gjen edhe më shumë vend në Butan, teksa shteti rreket të ruajë kulturën dhe identitetin e vet nga ndikimi i botës së jashtme. "A do ta menaxhojë një shtet i vogël si Butani globalizimin?", pyet Dorxhi. "Do të mbijetojmë duke mbetur të veçantë, duke qenë të ndryshëm". Butani po përpiqet t‘u përgjigjet me katër shtyllat, nëntë sferat dhe 72 indikatorët, 48 kanaleve të Hollivudit dhe Bollivudit, që janë tashmë të kudogjendur në vend, që kur televizioni u lejua dhjetë vjet më parë. "Përpara qershorit të vitit 2009, në rast se pyesje një të ri cilin kishte hero, përgjigjja e pashmangshme qe: ‘Mbretin‘", tregon Dorxhi. "Menjëherë pas kësaj, heroi kryesor u bë Deivid Bekam e pas tij repisti 50 Cent. Prindërit nuk dinë më ç‘të bëjnë".
Por, në rast se koncepti i lumturisë së brendshme bruto mund të fshehë sekretin e lumturisë për njerëzit që vuajnë nga kolapsi i institucioneve financiare jashtë Butanit, për këtë vend, me kulturë kaq të pacenuar e të brishtë, mund të jetë diçka shumë më e domosdoshme. "Historia e sotme e Butanit shpjegohet vetëm me një fjalë: mbijetesë", thotë Dorxhi. "Lumturia e brendshme bruto është mbijetesë; është rruga për të luftuar rreziqet që i kanosen mbijetesës sonë".