10 keshilla se si te kurseni para
Secili prej nesh ka nje menyre te veten per te kursyer para por jo te gjithe arrijne ta bejne nje gje te tille. Per doreleshuarit sajti amerikan ehow.com ka hartuar nje sistem te perbere prej dhjete pikash te thjeshta te cilat te mesojne se si te shpenzosh me pak te holla gje qe ne kete periudhe krize nuk eshte vetem e sigurt por edhe e nevojshme. Dihet qe muajt me te mire per te kursyer para jane gjate veres jo kur jeni me pushime por kur qendroni ne shtepi. Gjate asaj periudhe keni me pak stres pune dhe me pak miq rreth e rrotull me te cilet te dilni darkave apo te beni pazar. Pervec kesaj keni edhe gjithe kohen e botes ne dispozicion per tu ulur ne tavoline dhe per te bere llogarite.
Parate nuk mjaftojne kurre megjithate mund te fitoni duke marre ndonje shperblim te vogel ne pune ose duke gjetur dicka tjeter e cila eshte me e thjeshte per tu realizuar. Per te pasur me shume para ne dispozicion duke mbajtur te pandryshuar standardin e jeteses do te mjaftonte te kursenit pak me shume pa e tepruar me koston e blerjeve sidomos per produktet e perditshme qe blihen me shpesh. Ka shume nga ata qe besojne se per te shpenzuar me pak eshte e nevojshme te blihen produkte te nje cilesie te ulet por nuk eshte keshtu. Sot eshte e lehte te gjesh produkte cilesore me cmim te ulet sepse te gjitha aktivitetet tregtare madje edhe nje dyqan i vogel poshte shtepise bejne oferta speciale dhe ulje cmimesh. Keshtu per te kursyer gjithmone pa hequr dore nga cilesia eshte e nevojshme te dini ku ta blini produktin qe keni nevoje.
1. Ne fillim duhet te analizoni situaten tuaj ekonomike te shkruani ne nje fletore te gjitha shpenzimet tuaja ditore duke shenuar vendin parate e shpenzuara dhe kohen e kryerjes se verimit. Llogarite duhet te jene te detajuara pra shenoni gjithcka biletat e autobuseve kafete madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-kendej. Gjithcka qe del nga xhepi duhet shkruar e zeze mbi te bardhe.
2. Hapi i dyte eshte ndarja ne fund te javes se pare e shpenzimeve ne baze te produkteve te teperta ato te perdorshme por jo te nevojshme dhe ato te domosdoshme. Shuma e dy kategorive te para do ju tregoje sa mund te kurseni gjate shtate diteve te ardhshme.
3. Natyrisht qe nuk mund te jetohet vetem me produktet te cilat jane shume te nevojshme. Edhe librat kinemaja teatri nje aperitiv ne bar me miqte jane te rendesishme por vetem kini kujdes mos e teproni sepse rregulli mund te prishet.
4. E hena. Mund te filloni te zgjidhni nje dite te javes te paren per shembull qe nuk do te shpenzoni asnje qindarke. Do te jete nje dite me shpenzime zero. Asnje blerje per te ngrene asnje kafe gazete apo xhiro ne supermarket sepse eshte mire qe tundimet te shmangen gjithmone.
5. Nje keshille tjeter eshte qe te beni kujdes me buxhetin. Terhiqni nga bankomati aq te holla sa ju nevojiten dhe shtrengojeni doren duke blere vetem produktet me te nevojshme gjate javes. Karten e kreditit eshte mire qe ta mbyllni ne nje sirtar.
6. Pasi keni provuar nje dite duke mos shpenzuar asgje mund tia arrini serish. Sekreti fshihet tek organizimi shpenzimi per shembull duhet bere duke sjelle ndermend qe gjate atyre diteve nuk eshte e domosdoshme te shkosh ne supermarket te bukepjekesi te darkosh ne nje restorant apo te porositesh pice ne shtepi. Provoni ti rezistoni tundimit.
7. Tregojuni te tjereve qofshin miq ose kolege se eshte dicka e mire po te sforcohen qe ta shtrengojne pak doren kjo eshte deklarate e rendesishme me te cilen u tregoni te tjereve se po beni nje perpjekje te rendesishme por edhe nje kerkese apo tentative pikerisht gjate diteve me kosto zero.
8. Nese nuk keni llogari bankare atehere ju vjen ne ndihme derri prej porcelani mund te zgjidhni nje shifer qe deshironi pastaj vini menjane te hollat qe do te shpenzoni gjate muajit ose javes.
9. Keto jane rregullat e para qe duhet te ndiqni per nje muaj me radhe. Nese gjithcka funksionon ashtu sic e keni deshiruar mund te mendoni te hidhni nje hap tjeter perpara te arrini per shembull nje shifer te caktuar si bonus pavaresisht parave qe keni shpenzuar gjate dites. Mund te imagjinoni sikur keni marre nje shperblim te vogel ose nje pagese per nje pune te kryer.
10. Nese vazhdoni keshtu per gjashte muaj duke u rezistuar tundimeve duke shenuar ne fletore cdo shpenzim te bere per produktet e nevojshme dhe per plotesimin e ndonje deshire jeni ne rruge te mbare per tu bere nje kursimtar/e i/e vertete.