E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te behesh nje Njuton i vogel

Matematikani 15-vjecar futet ne Kembrixh. Fati i femijeve-shkencetare nuk eshte gjithmone i shkelqyer

Ne moshen 5-vjecare arriti rezultatin maksimal ne provimin e matematikes. Kishte kohe qe ne asnje shkolle te Anglise nuk ndodhte nje gje e tille. Ne ate kohe thoshte se kur te rritej do te behej kamionist. Duke qene se eshte ende i vogel nuk dihet se si do te shkoje kjo pune megjithate nje gje eshte e sigurt qe ka ndryshuar mendim per tu bere kamionist. Tani qe ka mbushur 15 vjec Arran Fernandez eshte regjistruar ne degen e matematikes ne Universitetin e Kembrixhit. Thote se deshiron te behet nje studiues i matematikes dhe te gjeje zgjidhjen mbi hipotezen e Riemann-it teorine e pazgjidhur per ndarjen e numrave te pare per te cilen mijera mendje nga e gjithe bota pyesin prej kohesh.

Per nje djale si ai kjo eshte barsolete. Arran eshte studenti me i ri ne 237 vitet e kesaj shkolle qe eshte pranuar ne Kembrixh universiteti i dyte me i mire ne bote pas Harvardit sipas klasifikimit te publikuar nga revista Times. Nje tjeter gjeni si Arran ishte edhe William Pitt i Riu i cili hyri ne kategorine e studenteve kur ishte 14 vjec ne vitin e larget 1773. Fernandez qe eshte me origjine latino-amerikane por i rritur ne Britanine e Madhe do te ndjeke gjurmet e matematikaneve te tjere te famshem te cilet kane studiuar ne Kembrixh nga Sir Isac Newton te Stephen Hawking. Duke marre parasysh moshen e tij Arran do te jete fillimisht me te atin ne nje apartament me qira. Ai thote se do ti mungoje shume e ema e cila do te qendroje ne shtepi ne Surrey per tu kujdesur per motrat dhe do te shkoje vetem ne fundjave per ta takuar. Megjithate shume shpejt Arran do te zhytet ne boten e numrave dhe ndoshta ne ate moment do ta harroje cdo gje qe e rrethon.

Kembrixhi do te jete eksperienca e pare qe frekuenton gjeniu i numrave. Qekur ka lindur Fernandez ka studiuar gjithmone ne shtepi me prinderit duke dhene here pas here provimet e nevojshme.
Jam entuziast qe do te vazhdoj universitetin dhe ti thelloj me shume dijet e mia per matematiken ka qene komenti i tij i pare pasi hyri ne Kembrixh. Per mua mosha nuk perben ndonje ndryshim. Ajo qe vlen eshte mundesia qe do te perballem me shume mendje te ndritura qe studiojne ne kete vend. Arran eshte nje nga shume femijet gjeni te shoqerise bashkekohore rasti i femijeve qe shkelqejne ne shkolle sport spektakle te ndryshme apo biznes sa vjen e po shpeshtohet. Mesa duket kjo eshte pasoje e metodave te reja te mesimit e nje femijerie gjithnje e me teknologjike dhe qe kalon ore te tera ne internet ose e prinderve te cilet i shtyjne femijet ti mesojne me shpejt gjerat dhe ta njohin suksesin qe kur jane te vegjel.

Ne fakt jo gjithmone femijet gjeni kur rriten jane te lumtur dhe te realizuar. Shtypi anglez merr shembull rastin e femijeve te tjere qe kane hyre ne universitet me aureolen e nje gjeniu dhe me pas nuk kane arritur ndonje sukses te madh ne jete. Sufiah Yusof u pranua ne Universitetin e Oksfordit ne vitin 1997 ku ishte 13 vjece e gjysme. Ne 2001-shin e la universitetin pa u diplomuar. U largua nga shtepia dhe punonte si kameriere ne nje bar-kafe te Bournemouth. Ne vazhdim u zbulua nga nje tabloid anglez qe punonte si prostitute. Sot eshte asistente sociale. Nje vajze tjeter gjeni Ruth Lawrence ne 1985-n sapo kishte mbushur 13 vjece dhe ishte studentja me e re e regjistruar ne Universitetin e Oksfordit. Edhe ajo studionte matematike ne shtepi me prinderit. Pas diplomimit emigroi ne Izrael ku punon si mesuese matematike. Tani eshte martuar dhe ka dy femije. Nuk do te doja qe femijet e mi te kalojne ate qe kam kaluar une thote ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›