E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e minatorit Si i mbijetuam termetit 6 muaj me pare

Ndonjehere jeta dhe fati te bejne shakara te renda. Sidomos kur behet fjala per prova te medha mbijetese dhe drama qe perseriten ne menyre te vazhdueshme ne nje familje te vetme. I tille eshte rasti i familjes se njerit prej 33 kilianeve te ngujuar ne minieren nen toke. Gruaja e minatorit rrefen kalvarin e vuajtjeve te saj qe nisnin sapo ajo mendonte se tashme gjithcka ishte mire

Bashkeshorti i Catola Navarez Raul Bustos eshte nje mekanik qe merret kryesisht me makinerite e renda qe perdoren ne thellesite e nentokes kryesisht neper miniera. Aftesite e tij jane shume te kerkuara sepse mekanike te tille te kualifikuar jane te rralle. Per vite me radhe ai e ka fituar buken e gojes me riparimin e pajisjeve qe merren me nxjerrjen e bakrit qe eshte edhe nje nga mineralet me te cilat nentoka e te cilit eshte shume e pasur dhe qe perben edhe nje pasuri te madhe per vendin. Ne fakt puna e tij ka te beje shume me teper me siperfaqen e tokes pra ai nderton dhe riparon makina qe me pas perdoren ne thellesite e minierave. Gjashte muaj me pare nje dite te premte familja e tij po largohej nga porti i qytetit te Talcahuanos 300 milje ne jug te kryeqytetit ku Bustos ishte duke punuar per nje kompani qe ndertonte anije. Si shume kiliane te tjere cifti ndodhej ne gjume te thelle kur toka u trondit nga nje termet i fuqishem nder me te fuqishmit e regjistruar ne vend keta 100 vitet e fundit qe e kishte pasur epiqendren ne bregun qendror. Ishte data 27 shkurt. Por ate qe nuk mundi ta shkaterroje dhe hedhe pishte termeti e shkaterroi cunami i shkaktuar menjehere pas goditjes nje cunam i nje lartesie te jashtezakonshme qe mori shume jete njerezish dhe mbi te gjitha shkaterroi ndertesa dhe kryesisht shtepi banimi. Nderkaq shtepia e ciftit mundi qe ne njefare menyre te shpetonte po per sa i perket biznesit ne te cilin Bustos punonte ai i ndertimit te anijeve u shkaterrua nga themelet duke shnderruar ne pluhur te gjitha pajisjet dhe vete kompanine qe ishte nje nga lideret ne vend per sa i perket ketij biznesi. Por me mbeshtetjen e bashkeshortes dhe te dy femijeve te tij Bustos vendosi qe kete here ta niste gjithcka nga e para ne veri te vendit ku kishte nevoje per aftesite e tij ne minierat qe nxjerrin baker. Dy muaj me pas ai gjeti nje menyre per tu punesuar ne minieren e Shen Hozese. Ai do te kryente nje nga operacionet e shumta te germimit te tokes ne kerkim te bakrit dhe arit metale me te cilat nentoka e asaj zone eshte shume e pasur. Nderkaq bashkeshortja e tij pritej qe te vinte me vone e te vendosej ne qytezen ku kishte gjetur pune i shoqi. Per momentin ajo jetonte pak larg se bashku me dy femijet. Por kur degjoi per shembjen e minieres ajo i la femijet me nje njeri te aferm dhe nxitoi me nje fryme ne vendngjarje prane te shoqit. Pas termetit shume gjera u shkaterruan dhe na u desh qe tia nisnim gjithckaje nga e para. Duhet te punonim per buken e gojes por ishim me fat qe te pakten mbetem gjalle dhe ishim te shendetshem. Por kjo qe na ndodhi brenda nje kohe kaq te shkurter duket se i kalon te gjitha parashikimet ogurzeza qe kishim. Eumlshte nje situate qe te percjell nje ankth shume te madh nje ndjenje izolimi dhe frike. Por te pakten jemi serish gjalle im shoq edhe pse ne thellesi dhe i izoluar nga bota e jashtme eshte serish gjalle dhe jemi ne pritje te fundit te dyte te lumtur brenda nje kohe kaq te shkurter thote Navarez qe e kalon gjithe kohen ne pritje te lajmeve te mira nga nentoka. Bustos dhe 32 minatoret e tjere qe jane zene nen toke qe nga 5 gushti i kaluar per shkak te nje shembjeje te madhe te nje galerie ne nje miniere jane ne ankth por edhe falenderojne Zotin qe te pakten i ka lene gjalle edhe pse u ka vene perpara nje sfide shume te madhe e cila kerkon mbi te gjitha durim dhe besim te fundi i mire. Bashkeshortja e Bustos eshte administratore kompanie qe ka te beje me ceshtjet e kujdesit shendetesor dhe shpreson qe do ti ndodhe mrekullia per here te dyte. E vecanta e saj eshte se u jep shume zemer edhe familjareve te deshperuar te te ngujuarve te tjere duke i treguar rastin e pare dhe se si kishte mundur qe te shpetonte per mrekulli nga nje termet qe mori shume jete njerezish.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›