David Grosman Nuk mund tia lejoj vetes luksin e te qenit i deshperuar
Ne maj te vitit 2003 David Grosman nje nga shkrimtaret me te famshem britanike nisi te shkruante nje liber te ri. Ishte nje liber ne lidhje me ate qe hebrenjte me eufemizem e quajne Situata cka ishte pak e cuditshme pasi gjate dhjetevjecarit te fundit David kishte refuzuar qe te shkruante per politiken te pakten ne romanet e tij. Dhe kete nuk e bente nga frika se mos thoshte gjera te perseritura por nga druajtja se nje gje e tille do te shnderrohej ne burim polemikash. Por ne nje moment te caktuar ai e ndjeu se nuk mund te rrinte pa shkruar. Djali i madh i Grosman Xhonatan ne ate moment duhet te kalonte edhe gjashte muaj te tjere per te perfunduar ushtrine qe ne Izrael per meshkujt eshte 3 vjet ndersa djali i vogel 18-vjecar ishte ne prag te nisjes se kesaj eksperience. Ideja per te shkruar i erdhi krejt papritur dhe bashke me te edhe personazhi. Behet fjale per nje grua te moshes se mesme Ora djali i se ciles Ofer sapo kishe mbaruar sherbimin ushtarak dhe ishte rikthyer ne menyre vullnetare ne frontin e luftes per nje sulm qe Izraeli do ta ndermerrte ndaj njerit prej armiqve te tij. Ora u tmerrua nga kjo ide e te birit dhe nuk mund ta imagjinonte se si do ti jetonte javet dhe muajt e ardhshem. Ne keto e siper nje mendim magjik ia rroku mendjen. Ajo do te zhdukej perfundimisht nga jeta e te birit. Do te shkonte gjetke dhe do ti shkepuste te gjitha lidhjet me te dhe ne kete menyre nuk do ta gjenin ne shtepi kur te vinin ti thoshin se i biri ishte vrare. Dhe nese ajo nuk do te ishte aty ndoshta i biri nuk do te vritej. Ne fund te fundit si mund te vdese dikush kur e ema nuk eshte ne shtepi Grosman nisi qe ta shkruaje librin ne menyren e tij i nxitur nga nje mendim magjik. Ndersa e bente kishte ndjesine ose te pakten shpresen e vaget qe romani do te mbante te sigurt edhe te birin e tij qe kishte shkuar ushtar. Sa here qe ai vinte ne shtepi me leje ata e diskutonin se bashku historine. I biri do ta pyeste se cilat ishin te rejat qe kishin ndodhur ne jeten e personazheve. Kjo vazhdoi keshtu per nje kohe te gjate. Por ne 12 korrik te vitit 2006 ne vijim te nje sulmi nga Hezbollahu ndaj ushtareve izraelite ne nje patrulle ne afersi te kufirit me Libanin nisi nje lufte e ashper. Gjate 34 diteve ne vijim 165 izraelite humben jeten dhe 1911 civile gjithashtu vdiqen. Grosman u tmerrua per fatin e te birit qe ishte komandant tanku por fillimisht nuk iu kundervu hapur luftes. Edhe sepse ka qene gjithmone kunder pushtimit qe iu be Palestines ai besonte se Izraeli kishte te drejte qe te mbrohej kunder hezbollaheve te cilet ndryshe nga shumica e palestinezeve ishin te betuar vetem per shkaterrimin e Izraelit. Ndersa javet kalonin ai nisi qe te mendonte se Izraeli duhej qe te tregonte me shume vetepermbajtje. Keshtu se bashku me shkrimtaret e tjere te medhenj Amos Oz dhe AB Yehoshua Grosman u shfaq ne nje konference per shtyp ne te cilen kerkuan nga qeveria izraelite perpjekje per nje pushim zjarri. Ne kemi te drejte te shkojme ne lufte por gjerat u komplikuan dhe besoj se ka me shume se nje zgjidhje per nje konflikt. Grosman nuk e zuri ne goje faktin qe i biri i tij ishte ne ushtri dhe ne front sepse nje gje e tille nuk kishte shume rendesi. Ai do te ishte ndjere njesoj edhe sikur Uri i tij i dashur te ishte i sigurt ne shtepi. Qeveria izraelite e pranoi oferten e OKB-se per pushim zjarri qe hyri ne fuqi me 14 gusht por kjo date ishte shume e vonuar per Grosman dhe familjen e tij. Me 12 gusht ne oret e fundit te luftes Uri 20-vjecar u vra kur tanku i tij u godit nga nje rakete. Lajmi i erdhi Grosman-it ne oren 0240 te mengjesit. Degjoi ne citofon zerin e nje ushtaraku dhe e kuptoi se perse kishte ardhur. Rrugen nga shtrati deri te dera e jashtme e beri si te mos ishte me ai ndersa me vete mendonte Kaq e pati jeta ime. Mora fund. Por gjeja e cuditshme ishte se kjo nuk doli e vertete. Grosman varrosi te birin Uri. Elegjia qe i beri Urit qe e thjesht por e ndjere dhe u botua ne te gjitha gazetat e botes dhe me pas familja u fut ne nje periudhe zie. Diten kur kjo zi perfundoi Grosman iu rikthye librit te tij. Fillimisht nuk mund te punonte me shume se nje ore ne dite por dite pas dite atij njeoreshi i shtonte nga 10 minuta. Ishte shume e veshtire sepse ishte duke shkruar pikerisht pjesen qe do ti shkaktonte dhimbjen me te madhe por ishte nje sfide qe duhej ta kalonte. Si rezultat ne vitin 2008 u botua libri Deri ne fund te Tokes. Cfare mund te them per kete liber Nuk jam i sigurt qe mund te them shume. E kam dashur dhe eshte nje liber qe do tjua copetoje zemren thote autori. Per te shumekush thote se eshte Tolstoi i Izraelit.
Grosman eshte nje person qe kur e sheh nga afer rrezaton miresi mencuri modesti dhe mbi te gjitha nje fare ngrirjeje. Gjithmone u kujton gazetareve qe duan ta intervistojne se ka disa gjera per te cilat nuk do te flase kurre disa pyetje qe do te mbeten pa pergjigje. Kur dicka e rende te ndodh ne jete si ikja e nje femije kerkon qe te ikesh. Ikja eshte gjeja e pare qe te vjen nder mend dhe bashke me te ke edhe ate ndjenjen qe asgje nuk eshte me e qendrueshme por gjithcka eshte e perkohshme dhe te rreshqet dhe per mua rikthimi ne shkrimin e librit te lene pergjysme ishte nje ilac. Ishte i vetmi vend ku doja te rrija doja te shkoja i vetmi vend qe i jepte dites kuptim. Duke vazhduar shkrimin e librit me dukej sikur po rindertoja gjithcka nga e para. Ishte nje lufte e vazhdueshme ndaj deshperimit thote Grosman. Me pas ai thote se ishte e cuditshme qe fatkeqesia i ndodhi pikerisht ne nje moment shume te rendesishem te vepres.
Heroina e Grosman Ora personazh te cilin shume analiste te famshem e kane lidhur me Ana Kareninen e Tolstoit apo Emma Bovarine e Floberit vendos qe te ngjitet ne Galile per gjithe kohen qe do te zgjase lufta. Me vete merr nje dashurine e saj te vjeter Avramin nje veteran ushtarak. Ndersa ecin se bashku ajo i flet per te birin Ofer dhe e pershkruan ne te gjitha fazat e jetes se tij. Pak nga pak mungesa e tij nis te shnderrohet ne nje prani dhe romani me pas shnderrohet ne nje lloj memoriali jo vetem per Urin te cilit i kushtohet por edhe per Ofer qe mund te kete vdekur por ndoshta edhe jo. Pasi Grosman mbaroi se shkruari librin ia dorezoi te birit te madh dhe bashkeshortes se tij Machal. Per ta ishte shume i veshtire leximi i librit. Vetem heren e dyte qe e lexuan arriten qe te kuptojne se ne fakt ai liber mund te shnderrohej ne burim komforti per ne te gjithe thote Grosman. Kater muaj pas vdekjes se Uri-t Grosman iu drejtua nje turme prej 100 mije vetash qe ishin mbledhur per te perkujtuar pervjetorin e vrasjes se Itzhak Rabinit ne vitin 1995. Fjalimi i tij ishte shume i bukur por i ashper. Ai denoncoi Olmertin dhe qeverine e tij per deshtimin e lidershipit nje deshtim qe i kishte sjelle nje dem te madh shtetit izraelit dhe nder te tjera argumentoi se lidhja me palestinezet eshte shpresa e vetme per paqen. Romani i tij shkaktoi nje reagim shume te forte ne Izrael. Disa nga librat e mi ne te shkuaren kane ngjallur edhe urrejtje por jo ky. Une mendoj se ky liber u mundeson njerezve qe ti bejne vetes pyetjen Cfare do te thote te jesh nje qenie njerezore ne nje situate te rende Ne nuk duhet qe tu shmangemi dyshimeve tona tu fshihemi kontradiktave. Duhet te perballemi me to. Une nuk jam nje person i ftohte dhe racional. Ne te kundert ne kete vend nje pjese e madhe e politikes eshte shume emocionale ndaj duhet te jesh i kujdesshem kur flet per emocione. Por e rendesishme ne kete vend eshte qe te mos i jepesh menjehere deshires se shfrenuar qe mund te ndjesh per hakmarrje. Une personalisht per sa i perket zgjidhjes se ceshtjes se Lindjes se Mesme nuk shoh opsion me te mire sesa ai i dy shteteve qe te jetojne perbri njeri-tjetrit ne paqe. Jam i deshperuar shpesh dhe i trishtuar por jo ne ate mase sa kjo te me paralizoje. Mbase nuk e kam luksin per te qene teresisht i deshperuar. Ndoshta. Ose ndoshta eshte nje ceshtje personaliteti Une nuk mund te bashkepunoj me deshperimin sepse deshperimi me poshteron.
David Grosman ka lindur ne Jerusalem ne vitin 1954 dhe ishte me i madhi i dy vellezerve. E ema lindi ne Palestine ndersa i ati ishte emigrant nga Polonia ne moshen 9-vjecare me mamane e tij vejane. Jeta e tij eshte nje nga burimet me te mira te informacionit per sa i perket krijimit te personazheve dhe ngjarjeve qe gjithmone dhe pafundesisht vertiten rreth hebrenjve dhe fatit te tyre shpesh here tragjik e shtetareve izraelite qe jo rralle kane qene krijues tragjedish. Grosman enderron dhe do qe Izraeli te jete me shume se nje strehe per hebrenjte nje shtepi. Dhe nuk do te jete nje shtepi per sa kohe qe ne te mos kemi vendosur paqen me fqinjet tane. Ne nje shtepi ti ndihesh i qete i lire merr fryme pa pasur ankthe. Ndersa ketu ne Izrael ne na merret fryma. Jeta eshte shume me teper se te jesh i zoti i nje kodre apo nje mali. Grosman mendon se pjesa me e madhe e hebrenjve e di kete. Ajo qe duhet te ndodhe se afermi eshte afrimi i hapesires qe i ndan me fqinjet. Po per paqen cfare mendon Do te jete e veshtire nese do te arrihet. Do te arrihet mbi kompromise shume te medha. Ka nga ata qe do te bejne perpjekjet me te medha per ta lsquovrare paqen por pa paqe do te kemi vazhdimisht vetem perseritje deri ne pafundesi te skenave makabre te luftes dhe te te vdekurve.