E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia misterioze

Ndoshta nese nuk do te kisha Sllovakine matane kufirit nuk do te isha ne gjendje te jetoja. Kur jam i derrmuar nga trishtimi dhe merzia apo kur vendi im behet i padurueshem dhe i bezdisshem i hipi makines dhe shkoj ne Sllovaki Udhetim ne nje toke te Lindjes

Ndonjehere shkoj ne Sllovaki per te blere salsice. Per te arritur ne kufi te Besherov duhet te bej rreth 15 kilometra me pas deri ne Zborov 9 te tjera dhe ne fund edhe 9 te tjera per ne Bardejov. Supermarketi me i afert ndodhet ne Bardejov. Per te arritur ne Poloni duhet te besh 60 kilometra.

Zakonisht mundohem ti shmang gjithmone supermarketet e Polonise jo per ndonje arsye te vecante por thjesht sepse i kam frike. Kur kam miq ne shtepi blej salsice pikante dhe blej ndonje shishe vere e cila nuk ka ndonje shije kushedi se cfare por duke i shoqeruar me salsicet mund te pihen edhe tri shishe gjate nje nate. Ne cdo rast une e pi sikur te isha nje patriot sllovak. Duke pire shijoj edhe salsicet pikante djathin e bardhe dhe sallaten.

Ndoshta nese nuk do te kisha Sllovakine matane kufirit nuk do te isha ne gjendje te jetoja. Sllovakia me ben te ndihem mire eshte jete nje alternative me shume. Kur jam i derrmuar nga trishtimi dhe merzia apo kur vendi im behet i padurueshem dhe i bezdisshem i hipi makines dhe shkoj ne Sllovaki.

Heren e pare qe kam kaluar kufirin e vendit tim ka qene Sllovakia. Isha me disa miq sepse zhvillohej nje festim popullor ne Bardejovin mesjetar 15 kilometra nga kufiri. Gjate asaj feste pihej birre Zloty Bazant dhe Smadny Mnich. Gjithashtu nga ato rubinete te arta rridhte edhe vere vere e bardhe e zones se Kosites. Ky ishte sinjali qe e kuptova se ndodhesha vertet jashte vendit tim. Me ndodhi te shihja njerez te moshuar pensioniste te veshur me rroba te vjetra e te holluara. Ata ngjanin me pensionistet e pjeses meridionale dhe te varfer te Italise greket dalmatet. Te pakten keshtu i imagjinoja. Sot kam hequr pak dore nga keto paragjykime romantike por nuk eshte se i kam shkulur rrenjesisht nga kujtesa ime sepse mjafton te pershkosh Karpatet dhe gjithcka ndryshon. Ngjyrat jane me te qarta ben me ngrohte lumenjte rrjedhin drejt Detit te Zi. Fshatrat duken si qytete te vogla. Mbi kodra zbardhin germadhat e keshtjellave ku me pare jetonin zoterinjte hungareze qe shtypnin qytetaret sllovake dhe per tu defryer rrembenin vajzat me te bukura. Sot zoterinjte hungareze nuk jane me por mjafton te vish ne Kosite per te degjuar ate qe flitet neper rruge. Ne Kosite lindi edhe shkrimtari e gazetari hungarez Saacutendor Maacuterai. Ne Rrefimet e nje borgjezi ndoshta libri i tij me i famshem pershkruan ne menyre te detajuar femijerine e tij ne ate qytet topografine dhe banoret e saj. Edhe per kete arsye nje udhetim ne Sllovaki eshte njelloj si nje ekspedite arkeologjike ose gjuetie. Shkon per te kerkuar dicka qe nuk ekziston me sepse ka qene e fshehur mire ose i eshte modifikuar domethenia. Sllovakia eshte vendi i duhur per tu eksploruar nen petkun e asaj qe shohim shfaqet dicka krejt ndryshe dhe ajo qe na shfaqet nuk eshte aspak ajo qe duhet pare.

Andy Warhol kur e pyesnin se nga vinte ai dhe familja e tij pergjigjeshin Nga asnje vend. Warhol eshte padyshim sllovaku me i njohur ne te gjithe boten. Sigurisht eshte edhe amerikan por prinderit e tij ishin ende cekosllovake nga pjesa sllovake e republikes se paraluftes. Ne te vertete ishin nga Ukraina vinin nga fshati grek-katolik i Mikovit prane kufirit polak ne lartesine e Jasliski-it. Pak me pertej ne qytezen Medzilaborce eshte ndertuar nje muze kushtuar artistit dhe familjes se tij. Me pelqen ta vizitoj here pas here kete vend. Ne majen e nje kodre zbardhon nje kishe ortodokse. Ne kryqezim ka dy rruge njera quhet Andy Warhol ketu gjendet edhe nje pension i cili mban te njejtin emer. Ndihet ne ajer qe ketu eshte fundi kufiri dhe mund te kthesh vetem pas. Disa femije rome lozin me njeri-tjetrin neper rruge duke i dhene paksa gjalleri qytetit. Muzeu eshte ndertuar anash kishes. Kur kambanat ndonjehere bien prane muzeut shfaqen gra te vjetra me shami ne koke dhe funde te nje gjysme shekulli me pare te cilat shkojne ne meshe. Vite me pare me ka ndodhur te shoh dokumentarin e Warhol. Dokumentari tregonte per keto vende dhe ate qe banoret e tij imagjinonin per Andy Warhol. Me muzeun ne sfond shfaqet nje vajze rome e terbuar nga inati qe ulerin duke iu drejtuar kameres Oh me gjithe Warhol-in tuaj - dhe me pas ajo tregon se romet nuk kane te drejte te hyjne ne muze a thua se brenda ka pafund ar e argjend. Ne hapesiren e madhe gjysme te zbrazur jane shfaqur disa kujtime te familjes fotografi dhe kopje dokumentesh. Ne dalje te qytezes nga ana e kufirit polak te bie ne sy nje tabele mbi te cilen shkruhet Medzilaborce ndash qyteti i artit pop. Per mua Medzilaborce dhe e gjithe Sllovakia verilindore nuk kane absolutisht lidhje me artin pop. Kjo eshte me teper nje toke e surrealizmit delikat.

Eumlshte mire te kesh afer nje vend si Sllovakia. Eumlshte mire te kesh nje vend rezerve ku gjithcka qe kerkon e gjen menjehere. Mund te shkosh me makine mjaftosh te kesh nje karte identiteti. Gjerat me te nevojshme per te jetuar jane mjaft te ngjashme edhe aty perfshi edhe gjuhen. Te jesh nje qytetar i vendit tend eshte nje detyre e veshtire eshte gjak dhimbje dhe lot. Per kete arsye eshte mire te kesh nje vend tjeter 20 minuta larg. Nese kam menduar ndonjehere te nderroj nenshtetesi e vetmja qe me ka ardhur ndermend ka qene ajo sllovake. Nje vend i vogel ka me pak turpe dhe probleme. Sllovakia eshte e sigurt.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›