E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekreti per te jetuar te lumtur

Sa me shume te mbani meri dhe te zemeroheni aq me shume rrezikoni mireqenien dhe shendetin tuaj. Koha iken ditet kalojne keshtu qe gezojuni cdo minute sepse asgje nuk kthehet me

Zakonisht kur zihemi tensioni rritet duke shkaktuar efekte te ndryshme te cilat mund te shfaqen me kalimin e kohes. Sipas International Journal of Psychophysiology pasi kane kaluar disa jave pas nje zenke na mjafton vetem te mendojme se cfare ka ndodhur dhe tensioni fillon te rritet serish. Nje zenke me partnerin e cila zgjat gjysme ore ul te pakten nje dite aftesine tone per tiu kthyer serish gjendjes normale. Te ciftet qe zihen rregullisht kohezgjatja per tiu rikthyer normalitetit dyfishohet. E qeshura i ben mire zemres por me zemerimin tensioni rritet ndjeshem duke sjelle pasoja te tjera. Xhelozia shkakton dobesi dhe pagjumesi ndersa stresi rrit rrezikun e diabetit dhe semundjeve te zemres. Nga kerkimet e shumta studiuesit kane zbuluar se kur biem ne dashuri nivelet e faktorit te rritjes se nervave Ngf rriten dhe qendrojne keshtu per rreth nje vit. Kjo substance i riperterin qelizat cerebrale duke ndihmuar ne rregullimin e sistemit nervor dhe permiresimin e kujteses. Fatkeqesisht nivelet ulen pas nje periudhe rreth njevjecare kur ne dashurine romantike do te hyje realiteti.

Te jetuarit ne nje gjendje konstante presioni shkakton efekte te cilat tashme njihen mire. Nje profesor i njohur ne shkencat biologjike ne Universitetin e Stendfordit ka pohuar Kur duhet te zgjedhim mes nje pune te rendesishme per ta cuar deri ne fund apo ta leme pergjysme trupi yne ve menjane cdo projekt ndertimi kujtesa dhe saktesia e ndiejne kjo gje na lodh me lehte dhe keshtu mund te rrezikojme duke kaluar nje gjendje depresioni. Vec te tjerash stresi rrit nivelin e kolesterolit.

Disa shkencetare nga Kalifornia kane zbuluar se e qeshura te relakson muskujt djeg hormonet pergjegjese te stresit dhe tensionit. Sipas disa kardiologeve nga Universiteti Marilend e qeshura zvogelon rrezikun e nje infarkti sepse ul stresin i cili mund te shkaterroje pjesen e brendshme te venave te gjakut. Vec te tjerash nje e qeshur me shpirt djeg kalorite e teperta dhe ve ne levizje rreth 400 muskuj. Disa kerkues theksojne se 100 te qeshura jane te barasvlershme me 10 minuta aerobi keshtu qe qeshni sa me shume te keni mundesi por jo vend e pa vend.
Si ta shfrysh inatin ashtu edhe ta mbash perbrenda ka pasoja negative. Sipas nje studimi ne Micigam femrat e akuzuara padrejtesisht qe e kane mbajtur perbrenda inatin jane te prirura dyfish per te vdekur nga infarkti iktusi ose kanceri. Ndersa shfryrjet mund te rrisin adrenalinen tensionin dhe rrahjet e zemres deri ne pese here. Rreziku i nje infarkti apo damllaje mund te shfaqet vetem te personat mbi 50 vjec. Forma te ndryshme inati si padurimi ngacmueshmeria dhe hatermbetja mund ta dobesojne sistemin imunitar dhe shfaqin rrezik per nje infeksion.

Kur qajme clirohemi nga emocionet e keqija. Nje biokimik nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka analizuar lotet e shkaktuara nga emocionet dhe ato te nxitura nga qepet. Lotet e shkaktuara nga emocionet paraqesin nivel me te larte hormonesh dhe neurotransmetuesish te bashkuar me stresin dhe e qara e tyre ul tensionin e gjakut dhe ritmin kardiak. Doktori ka arritur ne perfundime se e qara me ngasherim eliminon substancat qe shkaktojne stresin. Frenimi i te qarit do ta bente trupin tone te ndjeshem ndaj efekteve negative te ankthit mes tyre dobesimi i sistemit imunitar aftesive te kujteses dhe probleme ne aparatin tretes.

Nga te gjitha emocionet njerezore xhelozia eshte nje nga ndjesite me te njohura e me te dhimbshmet e kryesorja me e veshtira per tu kontrolluar. Meshkujt behen xheloze kur dyshojne per nje rival tjeter ndersa femrat behen xheloze kur dyshojne per ndonje tradhti te mundshme. Me xhelozine nderthuret stresi frika dhe inati. Kush eshte viktime e saj vuan nga ankthi pagjumesia tensioni i larte te rrahurat e shpeshta te zemres dhe nivelet e adrenalines pohon nje mjek i pergjithshem londinez. Duke qendruar te thenia e nje tjeter mjeku eshte oksitocina hormoni i dashurise qe ngjall te nje cift deshiren per tu perkedhelur qe ne rastin e tij nxit prodhimin e dheas hormoni kunder plakjes dhe stresit qe sjell ndreqjen qelizore. Nje ndihmues tjeter eshte edhe masazhi. Sipas doktorit masazhi ndihmon ne zvogelimin e kohes se sherimit dhe rrezikun e nderlikimit te pacientet qe i jane nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe transplanteve te zemres.
Te ndihesh mirenjohes ndaj dikujt ndihmon ne forcimin e sistemit imunitar ul tensionin dhe shpejton sherimin. Doktori ka zbuluar se mirenjohja dhe kenaqja te cilat jane baras me dashurine prodhojne ositoksine qe caktivizojne stresin dhe permiresojne oksigjenimin e indeve.

Depresioni pesimizmi dhe plogeshtia jane te shoqeruara me nivele te uleta serotonine dhe dopamine neurotransmetues qe shkaktojne nje ndjesi mireqenieje. Serotonina ndihmon ne rregullimin e perceptimit te dhimbjes gje e cila do te shpjegonte arsyen se pse 45 e njerezve vuajne nga depresioni. Nje moral jo i mire shoqerohet edhe me pagjumesi perfundon doktori.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›