Binosh Perse e refuzoj Hollivudin
Zhuljet Binosh eshte aktorja me e famshme me e suksesshme dhe me e paguar ne France. Ajo eshte kaq e njohur dhe popullore ne kete vend sa revistat dhe gazetat kur shkruajne per te i referohen vetem me mbiemer dhe nenkuptohet se behet fjale per te. Binosh beri ne hap shume te madh perpara kur u largua nga imazhi i nje femre aftesia e se ciles eshte vetem joshja duke u shnderruar ne nje aktore qe kishte me shume vlera se brendshmi. Dhe ky kalim i saj qe i ndryshoi jeten eshte pikerisht filmi i famshem qe ka fituar edhe cmimin Oskar Pacienti Anglez. Aty nuk luante aspak nje rol seksi por nje grua me zemer dhe shume te ndjeshme qe eshte edhe sot e kesaj dite nje nga personazhet me te spikatura te kinemase dhe asaj vete personalisht. Por ne karrieren e saj jane edhe filma te tjere qe i kane dhene fame si Lehtesia e paperballueshme e qenies dhe Cokollata. Jane role qe i ka ndare me te medhenj te tjere te kinematografise. Nderkaq ka refuzuar role te planit te pare ne filma shume te rendesishem dhe te shitur si Jurasic Park Mission Impossible dhe Indiana Jones me argumentin se ajo nuk do te lejonte kurre qe Hollivudi ti futej ne jeten e saj dhe tia ndryshonte sic ka bere me jetet e shume aktoreve dhe aktoreve te famshem. Se fundi eshte duke perjetuar nje tjeter moment shume pozitiv te karrieres se saj per filmin e ri Certified Copy qe i dha edhe cmimin si aktorja me e mire ne Festivalin e Filmit ne Kane kete vit. Ne kete film ajo interpreton pronaren e nje galerie arti ne nje fshat te vogel ne Toskana te Italise dhe rastesisht takohet me nje shkrimtar anglez i cili ketu interpretohet nga kengetari i operave William Shimel. Dhe spektatori do te mbetet pas ketij takimi pa fryme me 90 minutat erotike qe do te pasojne dhe qe flasin per lidhjen e ngushte qe krijohet menjehere mes ketij cifti. Binosh perdor joshjen e saj ekstreme gjysme misterioze shpesh te erret dhe gjithmone fatale. Edhe veshja e saj eshte shume ekstravagante dhe e hapur e denje per kete rol. Por ajo cka eshte me interesante eshte se me gjithe tensionin e madh erotik qe pershkon dy personazhet dhe kjo per nje kohe shume te gjate asgje nuk ndodh mes tyre. Imagjinata eshte gjithcka thote aktorja e cila e quan madje ate afrodiziakun me te madh qe ekziston. Ndonjehere ti cosh disa gjera pertej nje kufiri do te thote ti perkeqesosh. Kjo vlen edhe per nje lidhje mes dy njerezish qe mund te jete eksplozive dhe erotike deri ne njefare distance pasi me pas mund te jete zhgenjyese.
Ajo eshte nje nga ato aktore qe jep shume rralle intervista per gazeta dhe ka nje deshire qe shkon deri ne obsesion per te mbajtur te fshehte cdo detaj te jetes se saj personale. Kjo ka bere qe mistikja qe e karakterizon te jete edhe me e madhe. Por per shume njerez jeta e saj intime edhe pse nga burime te pakonfirmuara eshte e zjarrte e larmishme dhe e suksesshme pak a shume si edhe vete karriera. Ajo ka dy femije nga baballare te ndryshem dhe ka pasur nje sere marredheniesh publike me njerez te shquar duke filluar nga ajo me irlandezin Daniel Day-Lewis e deri tek Oliver Martinez qe me vone u be i dashuri i Kylie Monogue. Nuk ka vene kurre kurore por ka pasur 4 propozime martese njerin prej te cileve sapo e ka refuzuar. Une thjesht nuk u pergjigjem dhe cka eshte e cuditshme keto propozime me kane ardhur gjithmone ne momentin me te keq per mua me pak fjale kur marredhenia ishte ne te perfunduar dhe ndersa une mendoja per fundin partneri mendonte per fillimin e dickaje tjeter. Nje gje e tille nuk mund te ndodhte. Per mua nuk ka qene kurre koha e duhur per te bere nje marredhenie te perhershme. Kur ish-presidenti francez Miteran e ftoi per darke ajo e refuzoi sepse Miteran kishte nje qellim te qarte qe ta shnderronte ate ne te dashuren e tij. Dhe Miteran nuk ka qene i vetmi President qe ka avancuar ne drejtim te saj. Kur ajo ishte duke bere nje turne ne Shtetet e Bashkuara pati nje ftese nga Presidenti Klinton qe e ftoi te bente nje vizite ne Shtepine e Bardhe. Ajo nuk e pranoi ftesen sepse ora e saj perkonte me ate te shfaqjes qe ajo po jepte ne Broduej. Por Klinton kembengules sic eshte ne rastet e femrave vendosi qe te ishte ai qe do te linte Shtepine e Bardhe per te zbarkuar ne Nju Jork. Por ne kete takim nuk mund ta shkepuste Hilarine e cila gjate gjithe kohes nuk ua ndante syte. Une kam nevoje per lidhje por ka raste qe kur me zgjat nje lidhje shume ndiej nje klaustrofobi dhe marrje fryme. Dhe ne fund te fundit per mua gjeja me e cmuar qe kam eshte liria fakti qe kam ende shanse dhe zgjedhje per te bere. Nuk shoh kurre pas sepse jetoj ne te tashmen dhe pse kjo gje i ben disa njerez qe te mendojne se une mund te jem nje qenie pa zemer por ne fakt une kam nevoje per lirine time qe te eci perpara
Kur e takon personalisht ajo eshte nje grua tipike mesdhetare me linja te rrumbullakosura me deshiren per te nxjerre ne pah gjoksin dhe sensualitetin e pjeseve te tjera te trupit dhe e gjalle ndersa flet dhe rrefen per veten duke vene ne pune te gjitha gjymtyret. Pasioni eshte nje nga tiparet qe e karakterizon gjate gjithe kohes eshte si nje zjarr qe digjet dhe djeg. Po une jam shume pasionante. Perfshihem menjehere ne situata pasionante dhe nuk mund te ndryshoj. Zhytem e tera ne cdo gje qe jam duke bere. Ne portretizimin e violinistes ne filmin Alice dhe Martin ajo u zhyt per muaj me radhe ne studimin e personazhit madje nisi qe te luante edhe violinen. Ndersa kur punonte per Dashnoret e ures nje film per lypesit e Parisit nisi qe te flinte nen ure dhe neper rruge.
Dhe behet fjale per filma qe kane pasur shume sukses ne France dhe jane pritur mire edhe nga publiku i huaj dhe kjo kryesisht per shkak te vertetesise se interpretimit te saj. Kur nisi pune per te interpretuar ne filmin Cokollata ajo shkoi qe te takonte autoren e librit dhe kaloi me te nje pjese te kohes per te marre impresionet e duhura qe do ta ndihmonin te krijonte personazhin. Por sa me shume qe studiot e medha kinematografike kane dashur me nje menyre apo tjeter qe ta joshin aq me i madh ka qene refuzimi i Binosh per te qene pjese praktikave te tyre te punes kryesisht i praktikave hollivudiane. Keshtu ajo ka lene te zhgenjyer Spilbergun i cili e donte per rolin kryesor ne filmin Jurasic Park per te cilin me pas bashkepunoi me aktoren Laura Dern. Brian De Palma e donte per filmin me Tom Cruize Mission Impossible. Madje ate nuk e binden as telefonatat e bera nga Harrison Ford i cili gati iu pergjerua per ta pasur si protagoniste ne filmin Indiana Jones. Une nuk kam pishmanlleqe. Nuk eshte se kam pasur ndonje gje kunder ketyre filmave qe i kam refuzuar apo qofte edhe kunder aktoreve dhe regjisoreve qe donin te punonin me mua. Ajo qe une kam refuzuar eshte i tere sistemi i funksionimit te Hollivudit. Nese do nje karriere ne ate vend dhe je grua duhet qe ti besh mire llogarite para se te vesh kembenthote Binosh. Nuk kam qene kurre e gatshme qe te jem pjese e atij stereotipi grash qe Hollivudi ka kerkuar gjithmone qe tia paraqese publikut. Ato jane studio qe nuk te lene te lire te krijosh por te shnderrojne ne nje kukull. Une nuk do te isha e lire po te punoja aty ndaj u kam thene jo te gjitha ofertave dhe jam shume e lumtur qe e kam bere nje gje te tille sepse te pakten kam bere zgjedhjet e mia dhe ate qe me ka pelqyer pa me detyruar kush te bej te kunderten. Kam luajtur shume filma te ndryshem dhe kam marre vendime te ndryshme kam pozuar per Playboy e te tjera por jam e qete se gjithcka qe kam bere e kam bere me vendimin tim dhe jo e detyruar. Dhe nuk ka te beje me presionin ndaj te cilit te ve Hollivudi per te punuar ne menyre qe filmi te shese sa me shume bileta. Jo. Ka te beje me faktin se sa deshiron te besh gjera qe jane pro lirise tende. Sigurisht qe refuzimet me kane kushtuar sepse ne Hollivud behet para e madhe por nuk e kam problem thote Binosh.
Nese do ta jetoja jeten time edhe njehere nuk do te beja asnje ndryshim ne te. Kam qene nje njeri qe di te mbijetoje qe ne femijeri dhe rini sepse prinderit e mi u divorcuan dhe edhe pse nuk me kundershtuan kurre per zgjedhjen time per te punuar si aktore kane dashur sigurisht qe te beja dicka tjeter. Fillimisht per te paguar studimet kam bere te gjitha punet qe me kane dale perpara. Nena ime me mbeshteti financiarisht vetem vitin e pare dhe me pas nuk mundi me. Ne jete ka shume zhgenjime dhe refuzime por perballja me to eshte pjese e jetes.
Javen e kaluar ne Paris ajo u sulmua nga njeri prej aktoreve me te famshem ne France i mirenjohuri Gerard Depardieu. Gjate nje konference shtypi ai e quajti BinoshNje hic. Me thoni cili eshte sekreti i zonjushe Binosh Une cuditem se si ka mundesi qe eshte respektuar per kaq shume vjet. Cfare ka bere per ta merituar nje respekt te tille Ajo eshte nje hic tha aktori. Fillimisht Binosh refuzoi qe te reagonte por me ne fund pasi u mendua tha Nuk e kam takuar kurre kete aktor ose ndoshta mund ta kem takuar nje here te vetme. Me kujtohet vetem qe ne nje rast me pergezoi per filmat e mi.