E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 mijë euro për Taçin

Shoqatat e gazetarëve ofrojnë një shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo person që jep informacion mbi vendndodhjen e Rezart Taçit, i cili është shpallur nga policia si person në kërkim. Shoqatat ndihmojnë kështu forcat e rendit që ky kriminel të vihet sa më parë shpejt para drejtësisë, në një kohë kur Rezart Taçi shpërndan përmes zëdhënësit të tij deklarata false, duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze nga ai vet dhe truprojat e tij. Ndërsa i shpalluri në kërkim Rezart Taçi dërgon komunikata për median, prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje as zëdhënësin e tij, për të mësuar vendin ku ndodhet biznesmeni i akuzuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›