LSI, Luan Rama: Opozita të tregojë maturi me integrimin
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje forcave politike të bashkëpunojnë në përmbushjen e reformave të cilat do ta çojnë vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së Luan Rama theksoi se plotësimi i kushteve të vëna nga BE-ja nuk janë çështje vullnetesh politike, por kane të bëjnë me çështjen kombëtare të vendit.
“LSI i fton të gjitha palët, faktorët dhe aktorët e rëndësishëm politikë të kuptojnë domosdoshmërinë e përmbushjes të të gjitha detyrimeve. Të shfaqin seriozitetin dhe përgjegjshmërinë maksimale, që ky proces të jetë serioz dhe produktiv, në mënyrë që 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë t’i sjellë Shqipërisë statusin si vend kandidat në BE”, -deklaroi Rama.
Duke folur mbi qëndrimin e kreut të opozitës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, u shpreh se, “shtë i pakuptimtë, madje absurd qëndrimi i shfaqur nga lidershipi socialist.
“Nuk mundet që lidershipi të veprojë në dëm të interesave të masës së partisë, vetëm e vetëm sepse një pjesë e lidershipit, për arsyet e tyre personale nuk e gjen veten të lidhur me interesat e socialistëve shqiptarë dhe me interesat e gjithë shoqërisë shqiptare”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
(el.me/BalkanWeb)