Vrasja e shqiptarëve në Gostivar, AK: Të ndalet racizmi

Kjo Aleancë u kërkoi shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme. Gjithashtu, AK-ja kërkon që të ndalet racizmi ndaj shqiptarëve.
“Ngushëllime për vrasjen e Besnikut e Imranit. Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie”, theksohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur polici Jakim Trifunovski, 36-vjeç, qëlloi me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi.
Ngjarja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin të rinjtë. Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizuar se polici, që nuk ishte në detyrë, kishte lënë të vrarë me armën e shërbimit dy të rinjtë në një çast vetëmbrojtje. Gjykata vendosi masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për policin.
2012-03-01 11:05