E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH-OBSH, marrëveshje 2 vjeçare bashkëpunimi

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë nënshkruar marrëveshjen e re dyvjeçare të bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik.

Kjo është marrëveshja e 12 e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe OBSH-së, që nga viti 1992, ndërkohë që vjen pas suksesit të marrëveshjes së mëparshme, tha sot drejtuesi i Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Vasil Miho, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Sipas tij, marrëveshja e mëparshme është realizuar me një përqindje të madhe suksesi qoftë teknik dhe financiar. “Ndërkohë në marrëveshjen e re zë një vend të rëndësishëm strategjia e re e OBSH “20, 20”, që nënkupton lidhjen midis mirëqënies dhe shëndetit”, tha Miho. Lidhur me këtë strategji të re janë zhvilluar dhe një sërë takimesh, ku ka marrë pjesë dhe drejtues të lartë të shëndetësisë shqiptare. Në marrëveshjen e re ka shumë aspekte të rëndësishme, ndër të cilat Miho përmendi kontrollin e sëmundjeve infektive që lidhen me sëmundje sedentare, vaskinimi, etj.

Miho ndërkohë vlerësoi sjelljen e shëndetësisë shqiptare në menaxhimin e situatës së emergjencës, duke theksuar se “situata e emergjencës është përballuar me sukses”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›