10 ndeshje, 10 fitore për titull

Sulmuesi i Chelseas, Didier Drogba ka kërkuar përfundim të përkryer të sezonit në Premierligë për të fituar titullin e kampionit.
Gjiganti londinez ka dy pikë më pak se kryesuesi Manchester United, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Drogba beson se vetëm 10 fitore nga 10 ndeshjet e mbetura do të mjaftojnë për të fituar titullin.
“Mendoj për ndeshjet e mëdha që na presin. Duhet t’i fitojmë të gjitha sepse jemi nën presion nga Manchester United”, tha Drogba për të përditshmen angleze Daily Mail.
“Hyjmë në periudhën e sezonit, ku duhet të jemi në formën tonë më të mirë. Nëse duam të fitojmë titullin, kjo është ajo që duhet të bëjmë”, përfundoi Drogba.
Ylli i Bregut të Fildishtë ka treguar formë të shkëlqyeshme këtë sezon, duke shënuar 19 gola në 23 paraqitje në ligë.