Basha në Turqi, mbështetje për projektet nga pala turke

Kryebashkiaku Lulzim Basha gjen përkrahje nga drejtuesit vendorë turq. Gjatë një vizite zyrtare në Turqi, kreu i bashkisë kërkoi bashkëpunimin e tyre për disa nga projektet në Tiranë siç është ajo e ndërtimit të parqeve industrial apo shtimit të hapësirave të gjelbërta.
Në qendër të bisedave mes të zgjedhurve vendor të dy shteteve është ajo e trainimit profesional të të rinjëve ku Kryetari i Bashkisë së Ankarasë shprehu gadishmërinë për të ndihmuar edhe në ngritjen e qendrave sociale të cilat sipas Bashës do të ndihmojnë fëmijët në nevojë.
Basha i njohu autoritetet turke me projektet e Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e qytetit, si vendosja e linjës së Tramit, apo projektet të tjera të infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Basha u shpreh për nevojën e ndërtimit të Tramit, pasi kjo do të ndihmojë për lehtësimin e trafikut dhe reduktimin e ndotjes. Projekte këto që kanë gjetur mbështetjen e palës turke.
Gjithashtu, z.Basha u takua me Guvernatorin e Stambollit, Hysein Avni Moglu ku u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit. Z.Moglu tha se Tirana është qyteti më i rëndësishëm dhe më i bukur në rajon. "Unë jam i bindur se me ju kryetar Bashkie, Tirana do të jetë edhe qyteti më i zhvilluar i rajonit", u shpreh Moglu. Basha e njohu guvernatorin me procesin e hartimit të planit urbanistik të Tiranës dhe me projektet strategjike.