E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Baloteli nuk do të vijë te ne

Milan

Baloteli nuk do të kalojë te Milani. Ai që e përjashton, pak a shumë në mënyrë kategorike, është administratori i klubit kuqezi Adriano Galiani. Gjatë ditëve të fundit janë hedhur shumë hipoteza mbi SuperMarion, por Galiani frenon çdo gjë. “Baloteli? Nuk e di në do të qëndrojë tek Interi apo do të shitet, por besoj se vështirë që zikaltrit ta shesin te Milani”, thotë administratori kuqezi, duke shpjeguar se nuk dëshiron “të kultivojë ëndrra, që më pas nuk realizohen dhe pastaj na e hedhin neve fajin. Këto nuk janë gjëra të Milanit, por të Interit”. Dje Baloteli ka kaluar një mëngjes të qetë në stërvitje me Interin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›