Kaka, një gol me peshë për rilindjen
Rikthimi
Pas një muaji e gjysmë mungese i ka dhuruar Realit një fitore, që e mban ende të hapur La Ligan. Rikardo Kaka ka ‘qepur gojët’ e shtypit spanjoll, shumë polemik në lidhje me dëmtimet e tij të vazhdueshme: “E vetmja mënyrë për t’i bërë të heshtin ata që më kanë sulmuar, ishte të demonstroja diçka në fushën e lojës, dhe e bëra. Shënova në fund të takimit dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme për mua dhe për skuadrën. Jam shumë i lumtur, e prisja prej kohësh këtë moment. Golin ua dedikoj të gjithë personave që më kanë ndihmuar në këtë periudhë, shpjegon për ‘As’. Tifozëve u kërkoj të mos kenë dyshime për dëmtimin tim, ishte i vërtetë”.
#