E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, nga Xheko te Maskerano: ja gjithë revolucioni bardhezi!

Rindërtimi Gjueti lojtarëve të krahut: Benitez pëlqen Kajt, por edhe Van Persin e Behramin

Hija e Rafael Benitez po bëhet gjithnjë edhe më e madhe. Në Angli dikush thotë se “sendor” Rafa po analizon tani profilin e djemve të ekipit të të rinjve bardhezi. Me siguri Juventus po pret të mbyllë çështjen e trajnerit për të nisur operacionin merkato. Në kantier, idetë janë të shumta, disa shumë të komplikuara, të tjera të lidhura nga drejtuesit e pankinës. Kontaktet nuk ndalen. Në këtë skuadër ndihet aroma e revolucionit, ndoshta nga pak në të gjitha repartet. Benitez do ta nisë nga një bomber i madh. Rafa është i ambientuar mirë me Fernando Torres gjatë viteve të fundit, i cili i ka zgjidhur shumë probleme. Por sulmuesi spanjoll ka përfunduar në shënjestrën e Mançester Sitit, i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro, prandaj duket larg për bardhezinjtë. Në realitet, edhe pa konkurrencën e sheikëve, Benitez duket i orientuar drejt Edin Xhekos. Një emër i njohur në shtëpinë e Juventusit, ngaqë kontaktet e para me boshnjakun datojnë që në nëntor, kur ende nuk flitej për trajnerin spanjoll. Interesi i bardhezinjve me kalimin e muajve është rritur. Juventus do të provojë me të gjitha mënyrat të ulë çmimin e Volfsburgut. Do të niset nga 35 milionë (edhe pse në klauzolë është 40), me mundësi të mira për ta mbyllur te 30. Xheko (24 vjeç dhe 47 gola në dy sezonet e fundit në Bundesligë), do të zgjidhte problemin e golit (katër sulmuesit juventinë në fushë kanë realizuar deri tani 22 së bashku) për të paktën 6-7 vite. Alternativa më e fortë mbetet Xhampoalo Pacini: sampdoriani është më ekonomik (kushton te 25 milionë). Një sulmues i krahu është Van Persi, por që kushton shumë (te 20 milionë euro). Megjithatë Arsenal vazhdon të pëlqejë Felipe Melon (që ka kushtuar 25 milionë). Shkëmbimi është i mundshëm. Benitez do të sillte me kënaqësi Kajt nga Liverpuli. Nuk është më i ri (30 vjeç), por lojtarë të tillë si holandezi ka pak në qarkullim. Sipas shtypit anglez, në listën e stiluar nga Benitez figuron edhe Valon Behrami, i shkëlqyer për lojën në krah. E ka nisur karrierën si mesfushor qendre, por ka shkëlqyer në krahun e mesfushës. Një tjetër zgjedhje për mesfushën është edhe argjentinasi i Liverpulit, Maskerano.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›