19 qershor 2008 - Thaçi: Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të pavarura, kanë një qëllim dhe një vizion: integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.
Fjala përshëndetëse e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli me rastin e vizitës së Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi në Kuvendin e Shqipërisë
I nderuar zoti Kryeministër Thaçi
Shkëlqesi Ambasadorë
Të nderuar kolegë Deputetë Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emrin tuaj, ti uroj nga zemra mirëseardhjen zotit Hashim Thaçi, Kryeministrit të Kosovës, shtetit më të ri të Europës dhe botës, por njëherazi të Kosovës, vendit me histori të lashtë e të vonë të ngjizur me vokacion shpirtëror evropian dhe me qëndresë të paepur në emër të vlerave të perëndimit.
Vizita e Kryeministrit të Kosovës së pavarur në Tiranë shënon një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy shteteve tona që rrahin me një zemër për të njëjtin vizion, perspektivën europiane, për një të ardhme të përbashkëtnë Bashkimin Europian.
Ajo do të mbetet një ngjarje e shënuar sepse vjen menjëherë pas miratimit nga ligjvënësit në Prishtinë të Kushtetutës së Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike, si shprehje e vullnetit të patjetërsueshëm të popullit të Kosovës për pavarësinë të shumëpërpjekur, të shumëmerituar, të shumëëndërruar, të shumëpritur dhe të shumëuruar nga shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo që ata janë. Kjo kushtetutë tok me flamurin dhe himnin e saj formësojnë ligjërisht Kosovën si shtetin më ri por për ne shqiptarët ato përbëjnë simbolet e mrekullueshme që mishërojnë veprën e mitit të pavarësisë dhe shqiptarit të madh, Ibrahim Rugova, të kreshnikut të pamposhtur Adem Jashari dhe shumë e shumë luftëtarëve ndaj të cilëve të gjithë shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, e kudo përkulen me nderim të thellë dhe mirënjohje të përjetshme. Unë jam shumë e kënaqur zoti Thaçi që në emër të deputetëve këtu kam mundësinë tJu përcjell urimet tona më të mira për suksesin e qeverisjes, nën drejtimin tuaj, për progresin dhe begatinë e popullit të Kosovës, dhe njëkohësisht tJu shpreh mbështetjen e plotë të parlamentit shqiptar për përmbushjen e misionit tuaj. Duke shprehur bindjen se bashkëpunimi dhe kontaktet midis nesh do të njohin zhvillime të reja të vrullshme, se do të jemi gjithnjë bashkë në perspektivën tonë evropiane, më lejoni, të nderuar deputetë, ti jap fjalën Kryeministrit të Kosovës zotit Hashim Thaçi. Fjala e Kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi në Kuvendin e Shqipërisë
E nderuara Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë;
I nderuari President i Republikës së Shqipërisë;
I nderuar Kryeministër;
Të nderuar deputetë të Republikës së Shqipërisë;
Ambasadorë dhe mysafirë të nderuar; Jam i nderuar që sot, si kryeministër i shtetit më ri në botë, i Republikës së Kosovës, kam mundësinë ti drejtohem institucionit më të lartë përfaqësues të Republikës së Shqipërisë.
Dëshiroj, që nga kjo foltore e demokracisë shqiptare, tju sjell përshëndetjet dhe falënderimet më të përzemërta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës; falënderimet më të përzemërta të qytetarëve të Kosovës, për ndihmën e pakursyer që Shqipëria dhe populli i saj dhanë gjatë procesit historik nëpër të cilin kaloi Kosova. Kosova kaloi një shekull të historisë së errët, me shumë dhimbje dhe sakrifica. Tërë historia e Kosovës lidhet me përpjekjet për liri dhe qytetrim perërindimor. E gjithë politika jonë merr formësim nga ky qytetrim. Dhe në fund u finalizua me vlerën më të shenjtë: Lirinë. Përpjekjet sa e sa gjeneratave të qytetarëve të Kosovës bashkohen në një pikë të vetme: rikthimin e burimit të autoritetit politik te vullneti i popullit të Kosovës. Gjatë tërë shekullit të kaluar ky vullnet ishte shkelur, përbuzur dhe shtypur.
Të trija Jugosllavitë, që erdhën njëra pas tjetrës dhunshëm në Kosovë, i bashkonte i njëjti fakt: e donin nën kontroll Kosovën, por e urrenin dhe e luftonin popullin autokton të saj. Edhe kur u shemb komunizmi, Kosova përjetoi tragjedinë tjetër të radhës. Në vend të fillimit të tranzicionit demokratik, ajo iu nënshtrua një pushtimi klasik serb. Shqiptarët sërish u persekutuan dhe u përndoqën masivisht nga të gjitha institucionet shtetrore dhe publike. Një popull i tërë u përjshtua. Ky përjashtim, paraljamronte dëbimin e shqiptarëve të Kosovës nga atdheu i vet. Kosova nuk u dorëzua, të gjithë, një popull i tërë, dolëm përballë, për të ndaluar të keqën. Këmbëngulsia jonë forcohej edhe më shumë nga besimi se bota demokratike do të na mirëkuptonte në përpjekjet tona të drejta. Bota e civilizuar në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian na mbështeti. Politika e çlirimit dhe lirisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me rrjedhat historike të demokratizimit të botës. Zonja dhe zotrinj,
Të nderuar miq, Për një shekull përpjekjesh, Kosova kishte mbështetjen e institucioneve shqiptare dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Mijëra e mijëra qytetarë të Kosovës, kur dëboheshin nga shtëpitë e tyre, gjetën strehim dhe ngrohtësi vëllazërore gjithandej qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Asgjë nuk është më e rëndësishme për një popull në çastet e mbijetësës kolektive se sa dora dhe shpirti i solidaritetit. Nga Shqipëria erdhi solidariteti vëllazëror.Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do të jenë përgjithmonë mirënjohës për këtë solidaritet. Tradita e mikpritjes shqiptare edhe njëherë u dëshmua me tërë fuqinë e saj civilizuese. Pa mbështetjen e Shqipërisë nuk do të ndodhte as liria e Kosovës. Kur Kosova ishte në luftë edhe Shqipëria ishte në gjendje lufte, vendi juaj dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, por edhe Kosova dha heronjë për pavarësinë e Shqipërisë. Populli i Kosovës përulet me respekt para gjithë dëshmorëve. Çdo qytetar i Shqipërisë ka hise në kontributin për lirinë e Kosovës. Secili qytetar duhet të ndihet krenar për këtë kontribut. Prandaj, urime dhe falenderime gjithë popullit të Shqipërisë! Zonja dhe zotërinj,
Të nderaur miq, Unë jam rritur duke e dashur Shqipërinë, ashtu si të gjithë kosovarët. Është një dashuri që është bartur brez pas brezi, nga gjyshërit dhe prindërit e mi tek unë, dhe sot, nga unë tek djali im, i cili gjithmonë insiston që pushimet e verës ti kalojmë në bregdetin e bukur shqiptar.
Kam jetuar kohë pas kohe në Tiranë në fillim të viteve nëntëdhjetë, së bashku me babain e pavarësisë së Kosovës, komandantin e legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, kudo në Ali Demi, te 21-shi (njezetenjëshi), tek Oxhaku, te Blloku. Sot Tirana ka ndryshuar, Shqipëria ka ndryshuar, por edhe unë kam ndryshuar, siç keni ndryshuar edhe ju. Dikur, kur vija në Shqipëri, kaloja orë të tëra duke ecur në këmbë maleve të Pashtrikut dhe Lubotenit. Ashtu siç hyja në Shqipëri, pa rënë në sy, ashtu edhe qëndroja në Tiranë. Ndërsa sot, shumëçka ka ndryshuar, edhe sikur të doja të përsëritja një eksperiencë të tillë si dikur, vështirë se do tia dilja.
Kështu, çizmet e përbaltura dhe uniforma tani mbesin vetëm një kujtim i paharruar i krenarisë jo vetëm i imi, por edhe i mijëra e mijëra bashkëluftëtarëve. Por, vetëm diçka ka mbetur identike, vetëm diçka ka mbetur e njëjtë, andej dhe këndej kufirit. Dashuria jonë për Shqipërinë, dashuria juaj për Kosovën, dashuria vëllazërore për njëri tjetrin. Kosova krenohet me Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria krenohen për njëra tjetrën. E nderuara Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë;

I nderuari Kryeministër;

Ambasadorë të nderuar;
Mysafirë të nderuar,
Përfaqësues të medias,
I nderuar populli shqiptar, Kam pasur fatin, kënaqësinë, përgjegjësinë të bashkëpunoj me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë prej viteve 90 e tutje. Ndjehem krenar dhe i përgjegjeshëm I falënderoj të gjithë për përgjegjësinë e tyre në mbështetjen për lirinë dhe shtetin e Kosovës Në qershor të vitit 1999 e keqja u mposht - e mira fitoi. Kështu, nisi faza e re e zgjidhjes përfundimtare të