10 qershor 2008- Njoftimi i zëdhënëses së Kryetares së Kuvendit, Suela Ruseti.
Sot, me datë 10.06.2008 pasdite, Prokuroria e Përgjithshme dorëzoi në Kuvend, pas kërkesës së anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, dokumentacionin shtesë në lidhje me lejimin për procedimin penal ndaj deputetit Fatmir Mediu.
Në mënyrë të menjëhershme, Kryetarja e Kuvendit thirri anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për tu njohur me dokumentacionin e ardhur në mënyrë që të krijojnë bindjen e nevojshme dhe të përfundojnë sa më shpejt procedurat, me votim në seancë plenare. Ne letrën e saj Znj. Rama njofton Kryetaren Topalli se:
Pjesë të dokumentit shtesë të ardhur janë disa dokumenta të sekuestruara në vazhdim të hetimeve e pas paraqitjes së kërkesës në Kuvend. Në përgjigje të Kërkesës për dokumentat shtesë, me synimin për të mos u bërë pengesë për një vendimmarrje sa më të drejtë të Kuvendit, po ju dërgojmë dokumetat e vendosura në 4 volume.