Bashkia e Elbasanit me dy standarde, vihet në shërbim të PS-së
Elbasan, Policia bashkiake shkel ligjin, pengon aktivitetin e Forumin Rinor të PD
Policia Bashkiake në Elbasan, jashtë çdo norme ligjore, ka penguar aktivistët e Forumit Rinor të PD, për vendosjen e ekranit të spoteve elektorale në sheshin “Gensher”.
Bashkia nuk ka dhënë asnjë arsye për të justifikuar këtë ndërhyrje të Policisë Bashkiake, pasi nuk ka asnjë vendim të Këshillit Bashkiak në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë që aktivistët e një subjekti tjetër politik, kundër çdo vendimi të Këshillit Bashkiak, kanë vendosur çadrën bunker vetëm 20 m larg Pallatit të Sportit, vendi ku janë vendosur 3 KZAZ të qytetit të Elbasanit. Dy standardet e ndryshme që po përdor Bashkia e Elbasanit janë të papranueshme për qytetarët, pasi bashkia është një institucion që u përket qytetarëve dhe jo PS-së.