E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa e sheshtë, më e drejta për çdo qytetar – Rama rrezik për biznesin

09-06-2013 / Gazeta 55

Eduard Halimi, Igli Cara dhe Oerd Bylykbashi, takime me qytetarët në Durrës
 
Kryesuesi i listës së PD për qarkun e Durrësit, Eduart Halimi, së bashku me kandidatët për deputetë, Oerd Bylykbashi dhe Igli Cara zhvilluan dje takime me banorët e lagjeve të Durrësit. Gjatë fjalës së tij, z.Halimi solli në vëmendje investimet e qeverisë në Qarkun e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë, duke theksuar se vendi është në rrugën e zhvillimit. Duke u ndalur te modeli ekonomik, më konkretisht tek taksa e sheshtë, z.Halimi tha se gjatë qeverisjes së demokratëve, biznesi është zhvilluar si dhe janë krijuar vende të reja pune. Sipas tij, vendimi i kreut të PS, Edi Rama për taksën progresive, do të thotë falimentim për biznesin. “Ai tjetri që lëviz me autobus, kërkon të anulojë të gjitha konçensionet, thotë nën zë se do aplikojë taksimin e Italisë dhe Francës për biznesin, pra 74 %-in dhe kjo nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do ta falimentojë biznesin dhe do të sjellë bllokimin e punësimit”- tha Halimi.
Ai e cilësoi taksën e sheshtë si taksimin më të drejtë për çdo qytetar shqiptar i cili taksohet me 10% sipas të ardhura të veta, pra, nuk është e vërtetë theksoi Halimi përpara qytetarëve durrsakë, se shqiptarët nuk taksohen njësoj. Në emër të programit të partisë Demokratike, Halimi u premtoi qytetarëve shtrimin e çdo centimetri rrugë duke shprehur besimin e plotë se shqiptarët do të votojnë djathtas.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›