E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentarja Topalli, takim në Gjegjan të Pukës, apel banorëve të votojnë numrin 44

09-06-2013 / Gazeta 55

Banorët e Gjegjanit, Pukë kanë mirëpritur me entuziazëm kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin, së bashku me deputetin e ardhshëm të Pukës, Ndue Paluca. Topalli premtoi se brenda dy viteve të para të mandatit të ri Gjegjani do lidhet me Rrugën e Kombit. Ndërsa duke iu referuar kundërshtarëve politik, kryeparlamentarja Topalli tha se, përballë nesh është alternativa e rrënimit: “Rritja e taksave të Ramës është ulje ekonomike. Rritja e taksave të Ramës është shkatërrim, rrënim i ekonomisë. Alternative e tij është alternativa e rrënimit. Alternative e rilindësit gaztor është alternative e shkatërrimit të vendeve të punës. Ndërkohë që për ne, projekti më i madh, themelor është një Shqipëri e zhvilluar, Shqipëri me më shumë punësime, Shqipëri e integruar. 3 sekonda për të votuar numrin 44”- deklaroi kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh kryesuesja e listës së kandidatëve të PD në Qarkun e Shkodrës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›