Prodhimi vendas po zëvendëson edhe importet
Eksportet shqiptare po rriten pavarësisht kërkesës së kufizuar në tregjet fqinje
Tregtia jonë me jashtë po përmirësohet me rritjen e prodhimit në vend. Produktet sollën më shumë valutë në tregun e brendshëm, ndërsa po zëvendësojnë edhe mallrat e importuara. Gjithsesi, ekspertët kërkojnë të rritet vlera e përpunimit të mallrave të destinuara për eksport. Prodhimet shqiptare kanë rritur praninë si në tregun vendas edhe jashtë kufijve. Sipas Institutit të Statistikave këtë vit eksportet shënuan 16% rritje, ndërsa të ardhurat nga eksportet ishin 8% më të larta në vitin 2012. Zhvillimet pozitive në tregti vlerësohen ekspertët, të cilët theksojnë gjithashtu edhe anët ende të zymta të eksporteve.
Profesorët e Fakultetit të Ekonomisë mendojnë se për më shumë përfitim nga eksportet duhet rritur vlera e prodhimit. Edhe Banka e Shqipërisë po e vë theksin tek rritja e përpunimit të mallrave.