E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-et private dyfishuan prodhimin e energjisë

09-06-2013 / Gazeta 55

Prodhimi i përgjithshëm i energjisë nga hidrocentralet private vitin e kaluar u dyfishua në krahasim me një vit më parë, duke zënë 7% të prodhimit total. Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) përcakton se prodhimi vjetor 2012 nga HEC-et private deri në 15 MË arriti në 299.9 GËh, nga 136.8 GËh në vitin 2011, me një rritje prej gati 120%. Sipas ERE, në prodhim janë 68 hidrocentrale nga 40 shoqëri private dhe koncensionare, me një total fuqi të instaluar 195.8 MË. Prej tyre rreth 120 MË e zënë 16 HEC-et që nisën vjet prodhimin e energjisë. Kompania kryesore që prodhoi më shumë energji është “Balkan Green Energy” me 25 HEC-et e veta. Prodhimi i tyre vjet arriti në 48 GËH energji në 25 hidrocentrale lokale. Prodhuesi i dytë më e madh është HEC-i Tervolit në Elbasan, me prodhim prej 35 GËh. Me rritje të ndjeshme të prodhimit të energjisë është dhe kompania “Energo Sas” sh.p.k, me HEC-in e Sasajt në Sarandë, që vjet prodhoi 28 GËh energji elektrike. Vjet u fut në prodhim edhe HEC-i lokal i Ashtës, që ka fuqi të instaluar 45 mijë MË. Pas tij është kompania “Erdat Lura” sh.p.k me HEC-et Lura 1, 2, 3 në Dibër, të cilat kanë një fuqi të instaluar 16.220 MË. Prodhimi nga këto HEC-e pritet të rritet ndjeshëm në 2013-n.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›