10 të vdekur pas shpërthimeve në Qipro

Nga Express më 11 korrik 2011 në ora 14:30
Shpërthime të mëdha kanë goditur bazën kryesore të marinës në Qipron greke, përkatësisht në Zigy, në jug të ishullit.
Raportohet se të paktën 10 persona kanë vdekur si pasojë e këtyre shpërthimeve.
Zjarri nxiti shpërthimin e kontenjerëve të barutit, para orës 6 sipas kohës lokale.
Ndalja e energjisë elektrike, raportohet të ketë lidhje me zjarrin.
Incidenti ndodhi në një depozitë municionesh ku ndodheshin armë të konfiskuara.
Evangjelis Florakis është baza më e madhe e ushtrisë greko-qipriote dhe ndodhet midis qyteteve Larnaca dhe Limassol.