E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vjet burgim për vrasje

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 13:48

Një trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka shpallur Sami Zeqirin fajtor dhe e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale të vrasjes.

"I pandehuri është akuzuar nga një prokuror i EULEX-it i Qarkut të Mitrovicës për vrasjen e një personi dhe tentim-vrasjen e një tjetri, duke gjuajtur nga pistoleta e tij gjatë një përleshjeje në vitin 1995, në Mitrovicë", thuhet në komunikatën e misionit evropian.

Sipas së njëjtës, Zeqiri është liruar nga akuza për tentim-vrasje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›