Jahjaga-Steinbach: Gjermania mbështet fuqishëm Kosovën
PRISHTINE- Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Hans Dieter Steinbach, në një takim me Presidenten Atifete Jahjaga tha sot se, vendi i tij e mbështet fuqishëm Kosovën dhe është i interesuar për të përforcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat.
Ai e vlerësoi rrugën që ka kaluar Kosova dhe arritjet e saj dhe tha se, kjo është një shenjë e mirë për të ardhmen e vendit.
"Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Kosovës në proceset demokratike dhe integruese", - bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës kosovare, ndërsa shtoi se, miqësia e Kosovës me Gjermaninë është e palëkundur dhe e vazhdueshme.
Ambasadori i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach tha se gjatë shërbimit të tij në Kosovë ka kaluar një kohë të jashtëzakonshme dhe sfiduese. Ai e vlerësoi lart mikpritjen e popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj.
(d.b/BalkanWeb)