E Shtunë, 31 Tetor 2026

10-vjetori i çlirimit të Kosovës nga NATO

Forcave të NATO-s duhet t’u ngritet lapidari më i madh në Qendër të Prishtinës, pastaj në kufi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë dhe nëpër kufij të Kosovës me nga një lapidar mesatar duke e evidentuar 12 Qershorin e vitit 1999, Dita e Çlirimit të Republikës së Kosovës, për të dëshmuar se ajo përfundimisht e çliroi popullin e Kosovës,që ishte para një kasaphane e ngjajshme me ate të Srebrenicës në Bosne. 12 Qershori e vitit 1999, është 10 vjetori, Dita e Çlirimit të Republikës së Kosovës, ku duhet të kujtohet si njëra ndër datatë më të shënuara në historinë më të re të Kosovës, kur Trupat e NATO-s, hynë në Kosovës dhe përfundimisht pas një shekulli vrasje, burgosje, spastrime etnike, robërie nacionale, helmime, etiketime ndër më ç’njerëzoret, e çliruan Republikën e Kosovës nga okupatori shovenist Serb. Historia tradicionale e shqiptarëve i kishte provuar të gjitha metodatë për çlirimin e vendit, si vetëdijen kombëtare, patriotizmin, atdhetarizmin, ilegalizmin, optimizmin, revulucionin, ilegalitetin, të cilat nuk dhanë rezultatin e dëshiruar për t’u çliruar përfundimisht nga okupatori serb, por qe një politikë që asnjëherë nuk ishte provuar, at që quhej politikë paqësore. U desh të pritet një shekull e të dal një njeri duke përdorur një filozofi politike që në kuadër të saj të nxjerr dhe trajton politiken paqësore, si metodën më perfide dhe më me ndikim tek faktori i shteteve Perendimore. Ideatori i kësaj ideje të kësaj politike paqësore me ndikim që kishte filluar për herë të parë në historinë e Kosovës, ishte Dr. Ibrahim Rugova. 12 qershori i vitit 1999, lidhet ngusht me politikën e Kryetarit Rugova, sespe ishte faktori më relevant i vazhdimësisë së politikës tradicionale të historisë së Kosovës, por me një drejtim kah SHBA-të dhe shtetet e Perendimit dhe me një politikë të re paqësore që gjente përkrahje çdo ditë e më shumë nga këto qendra të vendosjes. Për lëvizjen e forcës më të madhe të këtij planeti, ishte pikërisht politika e Kryetarit Rugova për 10 vjet rresht pa u ndalur për të bindur botën me situatën e rëndë të Republikës së Kosovës që ishte pllakosur nga një regjim që nuk njeh kufij për masakrimin e të gjithë atyreve që mendojnë ndryshe. Kryetari Rugova me vullnetin dhe sakrificen e tij të pa shoq (që ishte i vetëdishëm se rrezikohej ai personalisht dhe tërë familja e tij ), për vendimin e vet që të përcaktohej duke kordinuar dhe udhëhequr lëvizjen më të madhe ndonjëherë që ishte rreshtuar pas ndonjë force politike, ia arriti që të bindi SHBA-të dhe disa vende Europiane, që ato të ndikojnë që NATO duhet të intervenoj sa më parë që është e mundur për parandalimin e spastrimeve etnike të një populli.

E gjithë veprimtaria e forcave të NATO-s organizohej dhe konsultohej përmes funksionimit të ndërlidhjes së Kryetarit Rugova me SHBA-të, që ishin plot rreziqe dhe sakrificë për vet Kryetarin Rugova, i cili prezentoj gjendjen e spastrimeve etnike ku tani Kosova po mbetet pa banorë shqiptarë – thoshte Kryetari Rugova, i jipte një forcë SHBA-ve dhe dise vendeve Perendimore që të ndërhyjnë me forcat e NATO-s për të dal në skenë botërore për të dëshmuar se ato janë pikërisht në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Me t’u zbuluar se lidhja e drejtë përdrejtë e NATO-s e SHBA-ve dhe Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, diktatori Millosheviq dha urdhër që të arrestohej Kryetari Rugova me tërë familjen e tij dhe e detyroi të dalë para opinionit botëror dhe të kërkoj për parandalimin e bombardimeve të NATO-s, ose ai me tërë familjen do të masakrohet. Kjo ishte dëshmia më e fortë kur edhe pushteti serb e diti dhe ishte i vetëdishëm sepse kishte zbuluar se kush ishte indikatori për ndërhyrjen e NATO-s e cila e bombardonte serbinë. Politika e Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova, e një rëndësie të veçant përkatësisht të politikës shqiptare të Kosovës shihet në mënyrë të plotë arritja e synimeve të tij kur problemin e Kosovës që konsiderohej si problem lokal, arriti të internacionalizoj dhe ta bën problem Ndërkombëtar deri te ndërhyrja e forcave të NATO-s me bombardime të caqeve serbe (së pari që ajo të tërheqë trupat e veta ushtarako-policore dhe paramilitarë që kishin ardhur për të masakruar shqiptarë, duke e nënshkruar kapitullimin e saj më 9 qershor në Kumanovë), dhe pastaj kur vjen 12 qershori hyrja e trupave tokësore të NATO-s. Bota u revoltua me padrejtësitë e krimeve, spastrimeve etnike si një aprathejd i pushtetit serb mbi popullin e pafajshëm Shqiptare, sidomos masakra e Familje së Komandantit Adem Jashari në Prekaz, masakra e Reçakut, Izbicë dhe vendeve të tjera të Kosovës.

Në këtë datë të shënuar të Ditës së Çlirimit të Kosovës, përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Kombit dhe të gjithë të rënit tjerë të cilët u vranë nga regjimi i shkjaut, e po ashtu ju shprehim keqardhje të gjitha familjarëve që të afërmit e tyre ende janë të zhdukur dhe nuk dihet për fatin e tyre. Ndarja e ideve programore të forcave politike shqiptare, nuk arriti të krijoj ndarjen e luftës së përbashkët për çlirimin e Kosovës, e cila kishte ndikim të madh në jeten e shqiptarëve që përballeshin me jetë a vdekje para një diktatori të t’mershëm që quhej Millosheviq. Kjo u dëshmua në radhë të parë në faktin se orientimi i të gjitha forcave politike shqiptare kishin të njejtin qëllim: “Çlirimin dhe arritjen e krijimit të shtetit të Republikës së Kosovës”.

Padyshim se autoriteti i krijuar i Kryetari Dr. Ibrahim Rugova me politikën e tij të mençur, krijoj ndikimin që forcoj idenë e shumë shteteve të jenë të qëndrueshme dhe rezistente gjatë gjithë bombardimeve 78 ditëshe, që ishin rrethana të reja për botën e Perendimit, që asnjëherë në historin e këtij planeti nuk ishte marrë një aksion i tillë për të ditur se si të veprohej, pra ishin rretha të panjohura për forcat e NATO-s dhe shteteve me ndikim me në krye SHBA-të.

Në këto kohëra gjatë bombardimeve të NATO-s, forcat policore, ushtarake, paramilitare serbe ishin të ç’frenuara dhe kishin një shtytje nga regjimi i serbisë që të masakrojnë sa më shumë që është e mundur dhe të bëjnë spastrimin etnik të Kosovës duke e detyruar popullin të braktisë vendëlindjen e tij, kurse në kufi plaçkiteshin dhe merreshin edhe dokumentet e identifikimit si qëllim për humbjen e identitetit kombëtar! Kjo shkaktoj edhe më tepër revoltë te bota e qytetëruar dhe bindjen se kanë të bëjnë me një regjim të aparthejdit. 12 qershori i viti 1999, çlirimi përfundimtar i Republikës së Kosovës, i dedikohet politikës së mençur të Dr. Ibrahim Rugova, SHBA-ve, Anglisë, Frances, Gjermanisë, Italisë, Shqipërisë, Turqisë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve të Kombit Shqiptar me në krye Komandantin Adem Jashari, Sali Çeku, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Xhevat Isufi, Shemsi Ahmeti, pastaj e shumë personaliteteve që ishin miqë të popillit Shqiptar siq ishin, Bill Clinton, Madalen Ollbrajt, Xhorxh Bushi Plak dhe dhe Xhorxh Bushi i Ri, Toni Bler, Hillari Klinton, Papa Gjon Pali,Vesli Klark, Willjam Woker, Anna Lind, Richard Hollbrok, Xho Bajden dhe shumë personalitete të tjera. Zoti i bekoft të gjithë pa përjashtim me tërë familjet e tyre.

Sot është 10 vjetori i ditës së hyrjes së forcave të NATO-s, kur shteti i Republikës së Kosovës është i njohur nga 60 shtete më të fuqishme të botës, me shpresë se 20 vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s, Republikën e Kosovës do t’a gjej të integruar në strukturat e saj të NATO-s, në Be, antarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si një shtet ligjor, funksional që pasqyron paqë dhe stabilitet për rajonin e Ballkanit, që të gjitha këto shtete mike që na ndihmuan, të krenohen se kanë pasur të drejtë të ndërhyjnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›