E Shtunë, 31 Tetor 2026

U përcoll sot për në banesën e fundit aktivisti i Partisë Demokratike

Qindra qytetarë, miq dhe të afërm, kanë përcjellë sot paradite, për në banesën e fundit, 32 vjeçarin Artan Zeka, simpatizant i PD-së, i vrarë një ditë më parë në Qerret të Durrësit, nga një simpatizant i PS-së teksa po vendoste postera dhe flamuj të Partisë Demokratike. "Sot përcjellim, për në banesën e fundit, njeriun që mbrojti, simbolin e PD, simbolin e përparimit dhe të së ardhmes" iu drejtua të pranishmëve deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri, duke shtuar se "humbja e Artanit është shumë e rëndë, për prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijët, të cilët nuk do ta shohin më kurrë babain e tyre. Një Shqipëri në NATO që synon Bashkimin Evropian, nuk do të lejojë kurrë më ngjarje të tilla", tha ai duke shtuar se, "Artan Zeka është një dëshmor i demokracisë. Gjatë paradites së sotme familjen Zeka e vizituan Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Fatos Beja, Ministri i Transportit Telekomunikacionit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, nën kryetari i PD, deputeti Astit Patozi , miq dhe të afërm të viktimës. Artan Zeka, ishte aktivist i PD-së dhe po vendoste flamuj dhe postera të partisë së tij në qendër të fshatit Qerret, kur u qëllua nga një simpatizant i PS-së. olicia e Durrësit ka arrestuar autorin e krimit, Skënder Balla, aktivist i PS, fill pas ngjarjes që ndodhi në orën 08:00 në fshatin Qerret, rreth 12 kilometra larg Durrësit.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›