10 zv.ministrat në "hije" të kabinetit "Berisha"
Një pjesë e konsiderueshme e zëvendësministrave të qeverisë "Berisha" rezulton të jenë krejt në hije në raport me publikun. Numrat dy të ministrive vetëm në pak raste shihen para kamerave, duke preferuar të qëndrojnë në prapavijë. Më të pranishmit në media janë zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Ferdinand Pone dhe Gent Strazimiri. Të njëjtin tregues kanë edhe zëvendësministrat e Financave, Florian Mima e Sherefedin Shehu, dhe ajo e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi. Pakkush nga opinioni publik mund ta dijë se Kastriot Sulka figuron zëvendësministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Ai rezulton të ketë mbaruar ekonomi politike në Universitetin e Tiranës në vitet 1982-1987. Më pas, menaxhim të tregut të energjisë elektrike në Toronto të Kanadasë. Ndoc Fazllia është zëvendësministër i Bujqësisë. Ai është diplomuar në agronomi, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Nga vitet 1983-1991 ishte specialist i Prodhimit Bimor, 1993-1995, ekspert në projektin "Agriculture Swiss Project", ndërsa 2000- 2005 pedagog i Sistematikës së Bimëve, Departamenti i Agronomisë, Universiteti Bujqësor, Tiranë. Zamira Sinoimeri është në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë. Që nga viti 1993, e përfshirë në punën për reformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri dhe në formulimin e politikave shëndetësore. Ndue Preka është në funksionin e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Në vitin 1978, ka mbaruar Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë Agrare. Në vitet 2001-2005 ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. 1997-2001 kishte detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Ujërave në Lezhë. Një tjetër emër është Suzana Turku, në detyrën e zëvendësministres së Kulturës dhe Turizmit. 2000-2005 ishte pedagoge në institucionin Akademia e Arteve të Bukura dhe më parë dirigjente e Korit Kombëtar në institucionin Teatri i Operës dhe Baletit (TOB). Ardiana Gjonaj është në funksionin e zëvendësministres së Arsimit dhe ka punuar në vitet 1993-1995 si përgjegjëse departamenti e seksioni, Departamenti i Informatikës, Universiteti Politeknik. 1998-2002, përgjegjëse për shkollën pasuniversitare "Informatika në shkencat inxhinierike". Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave nuk figuron asnjë jetëshkrim për zëvendësministrin e Drejtësisë, Viktor Gumi. Po aq larg vëmendjes së medias është edhe Stavri Ristani, zëvendësministër i Punëve Publike, diplomuar me titullin Inxhinier Hidroteknik. Në detyrën e zëvendësministrit të Punëve Publike është Ernest Noka, por krejt larg vëmendjes së publikut. Halit Shamata është zëvendësministër i Arsimit dhe që nga vitit 1998 deri në 2004, është marrë me krijimtari letrare dhe publicistike. Detyrat e mëparshme janë ajo e deputetit dhe ministrit të Brendshëm.
Tabela
Emrat
Kastriot Sulka
Zëvendësministër i Punës
Ndoc Fazllia
Zëvendësministër i Bujqësisë
Zamira Sinoimeri
Zëvendësministre e Shëndetësisë
Ndue Preka
Zëvendësministër i Bujqësisë
Suzana Turku
Zëvendësministre e Turizmit
Ardiana Gjonaj
Zëvendësministre e Arsimit
Viktor Gumi
Zëvendësministër i Drejtësisë
Stavri Ristani
Zëvendësministër i Punëve Publike
Ernest Noka
Zëvendësministër i Punëve Publike
Halit Shamata
Zëvendësministër i Arsimit
Tabela
Emrat
Kastriot Sulka
Zëvendësministër i Punës
Ndoc Fazllia
Zëvendësministër i Bujqësisë
Zamira Sinoimeri
Zëvendësministre e Shëndetësisë
Ndue Preka
Zëvendësministër i Bujqësisë
Suzana Turku
Zëvendësministre e Turizmit
Ardiana Gjonaj
Zëvendësministre e Arsimit
Viktor Gumi
Zëvendësministër i Drejtësisë
Stavri Ristani
Zëvendësministër i Punëve Publike
Ernest Noka
Zëvendësministër i Punëve Publike
Halit Shamata
Zëvendësministër i Arsimit