E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi: Opozita po shpif, nuk ka shkresë

Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, i ka hedhur poshtë dje në një konference për shtyp, të gjitha akuzat e bëra dy ditë më parë nga opozita, se ai ka informuar nëpërmjet një shkrese për demontimin e armëve në Gërdec, Shkëlzen Berishën. Deputeti demokrat i ka konsideruar deklaratat si shpifje të radhës. Dokumenti që tregon opozita, u shpreh Bumçi, është thjesht një falsifikim. "Gjatë kohës që kam shërbyer në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, i jam drejtuar vetëm institucioneve shtetërore dhe në asnjë rast personave privatë", është shprehur ai. Bumçi theksoi më tej se "as vetë, as nëpërmjet ndonjë vartësi, nuk kam dërguar shkresë drejtuar z. Shkëlzen Berisha".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›