100-ditëshi i BUSHIT jashtë Shtëpisë së Bardhë
Kur historianët do të shqyrtojnë,
kohë më vonë, 100-ditëshin e
parë në presidencë të Obamës,
ka shumë të ngjarë që të vënë re se sa
shumë ligje e urdhëresa ka lëshuar ai
për të hedhur poshtë ato të paraardhësit
të tij, Bush. Ai ka qenë gjatë gjithë
kohës shumë aktiv për të vënë rregull
e për t‘u dhënë zgjidhje problemeve të
mëdha brenda dhe jashtë vendit të tij,
që sigurisht kanë të bëjnë me ekonominë
dhe imazhin e Shteteve të Bashkuara
të Amerikës. Për Presidentin e 43-të të
Amerikës jeta këto kohë është jashtëzakonisht
intensive, ndërkohë që duket
sikur bota po shkërmoqet nën këmbët e
tij. Për krijimin e një situate të tillë një rol
të madh ka edhe paraardhësi i Obamës
në Shtëpinë e Bardhë, Bush. E ndërkohë
që Presidenti i ri po përpiqet të ndërtojë
ekonominë dhe imazhin e ri të vendit,
ish-presidenti është përqendruar intensivisht
në ndërtimin e jetës dhe botës së
tij personale tashmë. Një nga prioritetet
e listës së gjërave që Bushi duhet të kryejë,
është bërja e parave të tjera, tashmë
që nuk ka më një rrogë Presidenti. Epo
si? Është e vështirë të imagjinohet që
ndokush mund të paguajë një biletë 400
dollarëshe për të dëgjuar atë që ka për të
thënë një President i dështuar si Bush në
lidhje me mënyrën se si ai i merrte vendimet
e rëndësishme gjatë presidencës. Në
fakt, më mirë do të ishte që ai të mbante
leksione se si nuk duhen marrë vendimet
e rëndësishme. Pra, sado e çuditshme që
mund të duket, Bush ia ka dalë që për
një orë të mbledhë plot 600 mijë dollarë
pas një leksioni para 1500 pjesëmarrësish,
ku secili prej tyre ka paguar 400 dollarë.
Bëhet fjalë për një rrugëtim të Bushit në
Kanada. Aspak keq edhe për një biznesmen
nafte nga Teksasi. Në fund të fundit përse
të mos ta dëgjosh Bushin se çfarë ka për
të thënë, kur ai është një njeri i rekordeve
të larta: është Presidenti me shkallën më
të ulët të aprovimit nga publiku në këto
60 vitet e fundit, në mos i gjithë historisë
së presidentëve të Shteteve të Bashkuara;
ka marrë vendime lufte shkatërrimtare; ka
injoruar fatkeqësinë e madhe të uraganit
Katrina dhe i dha pushtet të pakufishëm një
njeriu të errësirës, si Dik Çeni. Ndërkohë,
pika e dytë e listës së prioriteteve të Bushit
është akomodimi i tij dhe ish-zonjës së parë
Laura në shtëpinë e tyre të re në Preston
Hollow në Dallas. Zgjedhje e zgjuar, pasi aty
ai ka marrë shumë vota gjatë gjithë betejave
të veta elektorale. Kjo do të thonë që Bush
mund të vazhdojë të jetojë edhe në banesën
dhe vendin e ri sikur të ishte në Shtëpinë
e Bardhë, pra i rrethuar nga njerëz servilë
që i bëjnë elozhe dhe i thonë vazhdimisht
sa i mirë e i zgjuar që është, ndërkohë që të
gjithë në Shtetet e Bashkuara mendojnë të
kundërtën. Shtëpia e re është e bukur dhe
e gjitha me perde të gjelbra, preferenca e
zonjës Laura, që është shquar gjithmonë
për një gusto të mirë. Çifti i kalon ditët e
javës në këtë vilë, ndërsa fundjavat në fermën
e famshme në Crawford, ku Bush dhe
ndjekësit e tij pedalojnë me biçikletë, ose
merren ndonjëherë edhe me kopshtari. Ai
ka nisur pak e nga pak procesin e kthimit
në jetën normale, larg ritmit të Shtëpisë së
Bardhë. Familja Bush është përpjekur që
të shfaqet sa më e qetë dhe normale që
të jetë e mundur. Gjatë një interviste të
tij të dhënë së fundi, çifti është shfaqur i
mrekulluar nga rifitimi i privilegjeve që të
ofron një jetë normale larg projektorëve
të famës dhe pushtetit. "I kam thënë
Laurës që isha shumë i gëzuar që më në
fund ajo po gatuante për mua, ndërsa
unë sërish po merresha me hedhjen e
plehrave në koshin jashtë shtëpisë", tha
Bushi në një intervistë. Së fundi, pika e
tretë e listës së Bushit në të cilën ai ka
përqendruar gjithë përpjekjet e tij që kur
la Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të këtij
viti, është trashëgimia e presidencës së
tij. Deri tani thuhet se ka shkruar 50 mijë
fjalë të kujtimeve të tij presidenciale që
mund të mbajnë titullin: "Vendimmarrjet"
e që do të reflektojnë për gjithë
vendimet e rëndësishme presidenciale
që iu desh të merrte gjatë 8 viteve të
kaluara në Shtëpinë e Bardhë. Më pas i
duhet të merret me librarinë e tij presidenciale,
një traditë kjo për çdo president.
Po të tjerët, a kanë kohë të merren
me trashëgiminë e tij? Bushit i pëlqen
që në këtë rast të përmendë shembullin
e ish-presidentit amerikan, Uashington,
trashëgimia e të cilit vazhdon të studiohet
edhe sot e gjithë ditën. Por Bush e
ka gabim që krahasohet me të madhin
Uashington, pasi një nga trashëgimitë
e presidencës së tij ishte udhëheqja e
popullit në fitoren e luftës së pavarësisë,
krijimi i Kushtetutës amerikane dhe
bashkimi i vendit rreth një presidence
të fortë, çka nuk vlen të thuhet për tetë
vitet e Bushit në pushtet.