Ndërhyrja e paligjshme në monumentet e kulturës, rrethohet me mur kisha e re në Mesopotam

Heshtin institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
Monumentet e kulturës ndodhen në rrezik. Institucionet përgjegjëse nuk reagojnë ndaj ndërhyrjeve dhe ndërtimeve shtesë brenda zonave që duhet të mbrohen me ligj për shkak të trashëgimisë kulturore që mbartin. Para disa muajsh, mediat vizive dhe ato të shkruara, u denoncua ndërtimi i një kishe prej betoni në zonën e mbrojtur si monumentit kulture i kategorisë së parë, Manastiri i Shën Thanasit në Mesopotam. Pas shkrimeve, ku evidentohej paligjshmëria e ngritjes së kishës së re tek varrezat e fshatit Mesopotam, u prononcuan me radhë autoritete të njohur të arkeologjisë, monumenteve, drejtuesit e pushtetit vendor, Ministria e Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e deri tek kisha dhe Mitropolia e Gjirokastrës, nga varen autoritet kishtare te rajonit të Sarandës. Pasi u fol nga të interesuarit për ndërtimin e objektit të paligjshëm të kultit se ju duhej kjo kishë, sepse sipas tyre nuk lejoheshin për të kryer ritet fetare në Kishën e Manastirit, monument Kulture në Kodrën ngjitur me varrezat, u provua se pretendimet ishin jo të vërteta. Nga ballafaqimi mes personaliteteve dhe shkelësve të ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si dhe rregullave të ndërtimit, marrjes së lejes së ndërtimit dhe kritereve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të monumenteve, Inspektorati i Policisë Ndërtimore u shpreh se ka dalë vendimi i prishjes së këtij objekti tërësisht të jashtëligjshëm. Por objekti nuk u prish. Nga ana tjetër, pretendimi nga përfaqësues të OMONIA-s ,se po ju mohoheshin të drejtat e ushtrimit të riteve të fesë ortodokse që ushtrohen në këtë zonë nga komuniteti i pakicës etnike, praktikues i këtij besimi, rezultoi si i pavërtetë. Vetëm në dy vitet e fundit në fshatin Mesopotam, me përbërje miks të besimit, mysliman dhe ortodoks, është inauguruar ndërtimi dhe funksioni i kishës së re. Pra, nevojat spirituale të besimit plotësohen me dy kishat, ajo e shekullit të XI ndërtuar nga anzhuinët dhe kisha e re e ndërtuar vetëm 500 metra larg nga Kisha Autoqefale Shqiptare me ndihmën e Greqisë, fakt që e pohojnë edhe ithtarët e ndërtimit të kishës së tretë në të njëjtin vend. Pretendimi i atyre që filluan ndërtimin pa leje, para disa kohesh, u provua si jo i drejtë. Objekti prej betoni, ngritur në xoglaturë, megjithëse u njoftua për prishje nga policia ndërtimore, kjo strukturë nuk e bëri një gjë të tillë. Kjo harresë u shfrytëzua nga shkelësit e ligjit, siç duket edhe nga krijimi i kushteve të reja të kundërshtimit për shkak të humbjeve të territorit ujor shqiptar për llogari të Greqisë dhe daljes në skene të skandalit. Heshtja e rrethon edhe ndërtimin e paligjshëm me mur betoni. Të interesuarit që objekti të ngrihet, të bindur se nuk do reagonte kush për këtë shkelje të vogël, nxituan dhe vetëm pak ditë pas fillimit të punimeve për ringritjen e objektit të ndaluar, askush nuk foli apo denoncoi. Nuk arrihet të kuptohet heshtja e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kontrolluar e zbatuar ligjshmërinë në ndërtimin e objekteve brenda zonave të mbrojtura të monumenteve si ai i Manastirit të Mesoptamit. Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e Sarandës, pas ndërrimit të drejtorëve, këtë problem e ka parë me dy mënyra të ndryshme. Ish drejtori, Feruz Shabani e ka kundërshtuar dhe ka ndërhyrë për paligjshmërinë e ngritjes së objektit të panevojshëm të kultit. Ndërsa i dyti, i emëruar para disa muajsh, Ilir Papa, jo vetëm që se ka kundërshtuar ngritjen e murit prej betoni, që i merr rreth 1000 metra katrorë territor brenda territorit të rrethuar me tel gabion në mbrojtje të monumentit të kulturës, por madje ka dhënë pëlqimin për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ndaluar.