"Dritë" mbi qytetërimin osman
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, promovon sot vëllimin "Historia e shtetit, shoqërisë dhe civilizimit osman". Ky libër sjell një trajtim tërësor të jetës politike, administrative dhe shoqërore të një perandorie që pati shtrirje në tre kontinente. Vëllimi është hartuar nga emra të njohur të shkencës në Turqi. Në promovim marrin pjesë studiues e intelektualë të ndryshëm. Do të diskutojnë mbi këtë vëllim, por edhe mbi historinë osmane, drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, studiuesi i historisë, Dritan Egro, etj. "Historia e shtetit, shoqërisë dhe civilizimit osman" hedh dritë mbi planin shumëdimensional të ekzistencës më shumë se 5-shekullore të qytetërimit osman, si dhe mbi personalitetet shqiptare që kanë kontribuar në të.