Ndëshkohen policët që rrahën kolegun në postbllok
Ndëshkohen policët që u
konfrontuan para pak
javësh tek Ura e Leklit në
aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja e 4 prillit, ku ndodhi
përplasja mes punonjësve të policisë
që kryenin shërbim në postbllok
dhe dy policëve të tjerë së
bashku me një qytetar, në përfundim
të analizës dhe verifikimit
të plotë të dosjes u morën disa
masa ndëshkimore ndaj protagonistëve.
Burime zyrtare nga
Policia e Qarkut të Gjirokastrës
bëjnë të ditur se ndaj Blerim
Mëhillit, me detyrë shofer i drejtorit
të Policisë së Gjirokastrës u
mor masa disiplinore "përjashtim
nga Policia e Shtetit", ndërsa
komisar Adriatik Tola, me detyrë
përgjegjës postblloku, u ndëshkua
me pezullim pa pagesë 30
ditë për mosveprim. Nga ana
tjetër, për nënkomisar Birbil
Makriun, me detyrë zëvendëspërgjegjës
për postbllokun,
u mor masa disiplinore
e shtyrjes së afatit të gradimit për
12 muaj, edhe ky për mosveprim,
sikundër me të njëjtin ndëshkim
u dënua edhe inspektori Thanas
Nika, me detyrën e oficerit të
patrullës së Policisë së Tepelenës.
Dy inspektorët e tjerë, Elidon
Ormëni dhe Bardhi Bineri, janë
ndëshkuar me masën disiplinore
për "shtyrje afati gradimi për 12
muaj" për mosveprim. Vetëm inspektor
Dëfrim Sinani mori dënimin
më të ulët, me "heqje page
në masën pesë ditë punë", për
mosveprim.
konfrontuan para pak
javësh tek Ura e Leklit në
aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja e 4 prillit, ku ndodhi
përplasja mes punonjësve të policisë
që kryenin shërbim në postbllok
dhe dy policëve të tjerë së
bashku me një qytetar, në përfundim
të analizës dhe verifikimit
të plotë të dosjes u morën disa
masa ndëshkimore ndaj protagonistëve.
Burime zyrtare nga
Policia e Qarkut të Gjirokastrës
bëjnë të ditur se ndaj Blerim
Mëhillit, me detyrë shofer i drejtorit
të Policisë së Gjirokastrës u
mor masa disiplinore "përjashtim
nga Policia e Shtetit", ndërsa
komisar Adriatik Tola, me detyrë
përgjegjës postblloku, u ndëshkua
me pezullim pa pagesë 30
ditë për mosveprim. Nga ana
tjetër, për nënkomisar Birbil
Makriun, me detyrë zëvendëspërgjegjës
për postbllokun,
u mor masa disiplinore
e shtyrjes së afatit të gradimit për
12 muaj, edhe ky për mosveprim,
sikundër me të njëjtin ndëshkim
u dënua edhe inspektori Thanas
Nika, me detyrën e oficerit të
patrullës së Policisë së Tepelenës.
Dy inspektorët e tjerë, Elidon
Ormëni dhe Bardhi Bineri, janë
ndëshkuar me masën disiplinore
për "shtyrje afati gradimi për 12
muaj" për mosveprim. Vetëm inspektor
Dëfrim Sinani mori dënimin
më të ulët, me "heqje page
në masën pesë ditë punë", për
mosveprim.