E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik Doja te vrisja Kryeministrin

Vrasësi norvegjez Breivik, ka dëshmuar gjatë procesit të tij gjyqësor se fillimisht kishte menduar të vriste me autobomba, por ndërtimi i tyre kishte qenë më i vështirë se sa e kishte menduar. Gjatë fjalës së to jai ka shpjeguar se për më shumë se nëj vit la luajtuar me videolojën e tij të preferuara Bota e Luftës.
Sipas tij kanë qenë pikërisht këto lojëra që e kanë ndihmuar ët organizojë sulmin në 22 korril të votot 2011. Breivik tha gjithashtu se objektivi i tij i parë kishet qenë ndërtesa e qeverisë, selia e partisë laburiste si dhe Kështjella Mbretërore, por jo vetë familja mbretërore. Ai ka shtuar më tej se planifikoi të sulmonte zonën e Utoeia-s pasi e kishte të qarët se nuk mund të përdorte më shumë se një bombë. Ai kishte planifikuar gjithashtu të vriste dhe kryeministrin e Notvegjisë Gro Harlem Brundtland, i cili kishte vizituar ishullin vetëm pak kohë para masakrës.
I pyetur nga prokuroria nëse për të ishte e justifikueshme të vriste adoleshentë të paarmotosur, Breivik u përgjigj i qetë duke thënë se atë ditë ata ishin objektivi i vetëm në dispozicion, pasi nuk kishte asnjë objektiv politik. Në pika të shkurtra deklarata e tij gjatë procesit përmbante fakte se si në moshën 15 vjecare ai u bë skeptic për emigrantët muzlimanë dhe se kishte qenë 19 vjec kur kishte menduar për herë të parë të kryente një akt të dhunshëm.
Gjykata po përpiqet të vëretojë se Breivik nuk është i paaftë mendërisht, dhe në këtë rast ai rrezikon 21 vjet burg. Por nëse vendoset se ai është i paaftë mendërisht mund të përfundojë në një spital psikiatrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›