E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbron Janet Jackson

Gjykata e Lartë amerikane duhet të vendosë mbi rastin tashmë të njohur të dekoltesë së këngëtares Xhenet Xhekson, e cila shpërtheu në mënyrë të papritur para më shumë se 90 milion spektatorësh gjatë performacës së saj në pushimin e finales së madhe të Superboul, në edicionin e vitit 2004.
Administrata “Obama” i ka kërkuar gjykatës që të rishikojë vendimin e Komisionit Federal të Komunikimit sipas të cilit dënohet me më shumë se 500 mijë dollarë gjobë kanali televiziv CBS, i cili transmetoi pamjet live, dhe ta anulojë gjobën. Në fakt që në nëtor të vitit 2011 gjykatësit e gjykatës së apelit në Filadelfia e kishin anuluar atë sanksion administrative.
Por tani, nëpërmjet Solisitor General, nëj lloj avokati shteti, qeveria amerikane i ka prezantuar gjykatës së lartë që të vlerësojë ngjarjen si një incident dhe jo si një zhveshje e qëllimshme. Pra sipas kërkesës së qeverisë duhet ët mbetet në fuqi vendimi i gjykatës së apelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›